Home / Lajme / Maqedoni / Filloi renovimi i shkollës bashkimi në Gostivar (VIDEO)

Filloi renovimi i shkollës bashkimi në Gostivar (VIDEO)

Gostivar, 31 Korrik – Ka filluar sot në Gostivar rinovimi i shkollës fillore Bashkimi të këtij qyteti, e cila për një kohë të gjatë përballej me kushte të vështira për punë. Vlera e fazës së parë të projektit kalon 100 000 euroshin.

Përndryshe, për 1700 nxënësit e shkollës fillore “Bashkimi” të Gostivarit, viti i ri shkollor do filloje në objekt me nyje të reja sanitare, dyer dhe dritare të ndërruara si dhe çati të re, deklaroi për kreu i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta.

“sot pata nderin ta kem në vizitë zëvendës Ministrin Neziri dhe bashkë kemi dalë për ti parë punët në teren se si janë duke u zhvilluar të cilat besoj që deri në fillimin e vitit të ri shkollor do jenë gati. E njoftova zëvendësministrin edhe me aktivitetet e mia si kryetar komune që kam vizituar të gjitha shkollat në qytet dhe prej një shtatorit do vizitoj edhe shkollat tjera nëpër fshatrat më të mëdha që i kemi”.

“ne tanimë jemi duke vazhduar me këto punime, po ashtu edhe në Tetovë në shkollën e mesme Kiril Pejçinoviç gjithashtu jemi duke kryer fazën e parë, pra dyshemetë në atë shkollë si dhe në shkollën fillore 25 maji të rrethinës së Shkupit”.

Projekti në fjalë që është donacion i bankës Evropiane për rinovim, parasheh dy faza, të realizimit të cilat duhet të përfundojnë më një shtator, me objekt komplet të rinovuar.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *