Home / Lajme / Maqedoni / Filloi sot muaji i shenjtë i Ramazanit

Filloi sot muaji i shenjtë i Ramazanit

9 korrik-Kalendari i komunitetit Mysliman Shqiptar shënon orën 03:06’ si syfyrin e parë të muajit më festiv për çdo mysliman në Shqipëri, ndërsa në Kosovë dhe Maqedoni disa minuta para orës 03.00.

Për të gjithë myslimanët nisi sot muaji më i rëndësishëm, Muaji i Ramazanit.

Kalendari i komunitetit Mysliman Shqiptar shënon orën 03:06’ si syfyrin e parë të muajit më festiv për çdo mysliman në Shqipëri, ndërsa në Kosovë dhe Maqedoni disa minuta para orës 03.00.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Selim Muça përshëndeti bësimtarët me rastin e fillimit të Muaiit të Madhërishëm. Mesazhe urimi janë përcjellur edhe nga kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe nga udhëheqësit fetar në Luginën e Preshevës, Malin e Zi dhe diaspora.

“Edhe për ne shqiptarët, Ramazani është i mirëseardhur. Ai na ofron durim në këtë stinë të nxehtë, prehje shpirtërore, qëndrueshmëri, drejtësi, barazi e marrëdhënie të mira të mbështetura në parime hyjnore. Së fundi i lutem Zotit, që ky muaj të sjellë në familjen e çdo shqiptari paqe, qetësi dhe harmoni. Zoti Fuqiplotë e begatoftë popullin, vendin dhe kombin tonë. Paçi mirësi e begati dhe Zoti jua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet tuaja”, ka theksuar kreu i KMSH-së, Selim Muça.

“Vëllezër e motra, për të gjithë Ne le të jetë ky muaj mundësi për ndryshime pozitive si në aspektin individual, ashtu dhe në aspektin familjar e shoqëror. Mbi të gjitha, le të jetë muaji ku do t’i përkushtohemi me sinqeritet të plotë dashurisë së Allahut fuqiplotë, nga i cili do të kërkojmë që të na pranojë agjërimin që e bëjmë në emër të Tij, të na fal për lëshimet tona eventuale nga përditshmëria jonë si rezultat i modernizmit dhe jetës bashkëkohore”, ka thënë kryetari i BFIM-së, Sulejman Rexhepi.

Ky muaj i shenjtë është periudha kur besimtarët myslimanë përmbahen rreptësisht nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë trupore, që nga paralindja e diellit deri në perëndim të tij.

Ramazani vjen çdo vit dhjetë ditë më herët dhe zgjat 30 ditë.

Pas përfundimit të tij është Festa e Bajramit të Madh. Fillimi i Muajit të Ramazanit, përcaktohet sipas kalendarit hënor

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *