Home / Sport / Florim Shabani, djaloshi që ëndëron perëndimin

Florim Shabani, djaloshi që ëndëron perëndimin

“Dua të ushtroj shumë, pasi ëndëroj një ditë të luaj në ndonjë klub të njohur në perëndim. E dij se duhet shumë punë, por unë e dua futbollin dhe nuk lodhem asnjëherë duke ushtruar. Do doja një ditë të jem pjesë e ekipit të parë të Shkëndijës, ndërsa më pas të transferohem dikund jashtë vendit”, sqaron Florim Shabani për ëndërat e tij fëmijrore, për realizimin e të cilave është i bindur të punojë pa masë.

Futbolli është sporti numër një në botë dhe si pasojë është në zhvillim e sipër edhe në vendin tonë. Shqiptarët gjithmonë kanë treguar talent të madh në lëmi të ndryshme dhe si ritet zhvillimi i futbollit, ashtu ritet edhe numri i talentëve shqiptar që meren me këtë sport. 11-të vjeçari Florim Shabani është një prej talentët e ri shqiptar të futbollit, i cili edhe pse në moshë të re, me xhelozi të madhe është duke mësuar shkathtësitë e këtij sporti. I lindur më 25 maj të vitit 2002, Florimi ka treguar dashuri për futbollin që në moshë shumë të vogël. Pa i mbushur 8 vjet, vogëlushi nga rrethina e Tetovës filloi të ushtrojë në një skuadër lokale në Itali, ku praktikisht ka bërë hapat e parë në futboll. “Kam luajtur futboll që në moshë shumë të vogël, por me ushtrime kam nisur në sezonin 2010/2011 në Itali. Jam shumë i lumtur që babi më regjistroi të ushtroj futboll, pasi e dua shumë këtë sport”, flet për fillimet e tij vogëlushi Florim Shabani, që më vonë kthehet në vendëlindje dhe i bashkohet skuadrës së Shkëndijës së Tetovës, ku punon me trajnerin e njohur tetovar, Zeni Arifin. I sjellshëm dhe i shkëlqyeshëm në procesin arsimor, Florimi paralel me shkollën vazhdon edhe stërvitjet te skuadra e tij Shkëndija, duke pretenduar që një ditë të bëhet futbollist i njohur. “Dua të ushtroj shumë, pasi ëndëroj një ditë të luaj në ndonjë klub të njohur në perëndim. E dij se duhet shumë punë, por unë e dua futbollin dhe nuk lodhem asnjëherë duke ushtruar. Do doja një ditë të jem pjesë e ekipit të parë të Shkëndijës, ndërsa më pas të transferohem dikund jashtë vendit”, sqaron Florim Shabani për ëndërat e tij fëmijrore, për realizimin e të cilave është i bindur të punojë pa masë. Ai parapëlqen të luajë në mesfushë, me krahun e djathtë si pozitë më të preferuar, ndërsa përveç assisteve të sakta për bashkëlojtarët, Shabani karakterizohet edhe me nuhatje të mirë për të shënuar gola. “Jam i gatshëm të luaj kudo që të kërkojë trajneri, por më shumë më përshtatet pozita e mesfushorit të djathtë. Se dij, aty më mirë ndjehem dhe mendoj se mund të jap më shumë. Dua të bart numrin 7, pasi atë e mban futbollisti që pëlqej shumë Kristiano Ronaldo. Kur luja futboll, dua të kem shumë kontakte me topin, të kombinoj me shokët dhe të assistoj. Normal, dëshirë e çdo futbollisti është që të shënojë gola dhe unë dua që të bëj një gjë të tillë”, përfundoi 11-të vjeçari Florim Shabani, i cili së fundmi ishte pjesë e turnut për grupmosha në Durës të Shqipërisë, që u zhvillua prej 26 deri më 30 qershor. Shabani përveç paraqirtjeve të mira, arriti që të shënojë dy gola, ndërsa regjistroi pesë assiste për bashkëlojtarët e tij. Ai duket i bindur për të vazhduar me punë serioze, për të cilën ka mbështetje të madhe nga prindi i tij dhe me një qasje të këtillë ndoshta dëshira për tu bërë futbollist i njohur, nuk do të mbetet vetëm ëndër, por do bëhet realitet.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *