Home / Lajme / Maqedoni / Fondi do të mbulojë shpenzimet për lindjen e fëmijës së dytë me In Vitro (VIDEO)

Fondi do të mbulojë shpenzimet për lindjen e fëmijës së dytë me In Vitro (VIDEO)

19 Korrik – Fondi Shëndetësor i Maqedonisë, ka ndryshuar rregulloren për lindjet përmes fekondimit artificial të ashtuquajtur In Vitro.

Deri më tash rregullorja ka paraparë që një paciente vetëm njëherë mund të kryejë lindje përmes kësaj rruge, kurse me ndryshimet e reja parashihet që mund të kryejë edhe lindjen e dytë. Këtë e ka bërë të ditur drjetori i Fondit Shëndetësor të Maqedonisë Xhemali Mehazi. Sipas tij, këto ndryshime fondit do ti kushtojnë rreth 1 milion denarë, ndërsa pritet që gjatë vitit 2014 këtro shërbime ti shfrytëzojnë rreth 3 mijë të siguruar në fond.

Numri një i fondit sqaroi se pasi e fiton vauçerin i siguruari drjetohet tek institucionet private shëndetësore në republikën e Maqedonisë me të cilët FSHM ka nënshkruar marrëveshje për këtë lloj shërbimi. Këto ndryshime hyjnë në fuqi më 1 Janar të vitit 2014.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *