Home / Lajme / Maqedoni / FSSHM bën thirrje për lidhje të marrëveshjes me barnatoret në mjediset rurale

FSSHM bën thirrje për lidhje të marrëveshjes me barnatoret në mjediset rurale

2 korrik-Shërbimet kryesore shëndetësore për personat e siguruar, fondi i siguron në institucionet shëndetësore, të konfirmuara nga rrjeti i institucioneve shëndetësore, në të cilën kryhet veprimtaria shëndetësore në pajtim me rregullat nga fusha e mbrojtjes shëndetësore, sipas nenit 9 nga ligji i sigurimit shëndetësor.

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë sot u dërgoi thirrje 25 barnatoreve nga mjediset rurale që kanë marrë vendim se janë në rrjet nga Ministria e Shëndetësisë, për lidhje të marrëveshjes për vitin 2013. Për secilën prej këtyre barnatoreve FFSHM do të ndajë nga 113 mijë denarë në muaj, ndërsa pastaj në nivel kuartal do të bëhet adaptimi i buxhetit.

“Për shërbimet e kryera shëndetësore, fondi si blerës i shërbimeve shëndetësore lidh dhe prish marrëveshje me institucionet shëndetësore. Që të mundet barnatorja e cila ka marrë vendim për kryerjen e veprimtarisë në rrjetin e institucioneve shëndetësore nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, të vendosë kërkesa të lidhë marrëveshje me FSSHM-në e nevojshme është të dorëzohet kërkesë për lidhjen e marrëveshjes për vitin 2013”, deklaroi në konferencën për shtyp drejtori i fondit, Jovan Gërpovski.

Shërbimet kryesore shëndetësore për personat e siguruar, fondi i siguron në institucionet shëndetësore, të konfirmuara nga rrjeti i institucioneve shëndetësore, në të cilën kryhet veprimtaria shëndetësore në pajtim me rregullat nga fusha e mbrojtjes shëndetësore, sipas nenit 9 nga ligji i sigurimit shëndetësor.

Barnatoret të cilat kanë marrë për vendim kryerjen e veprimtarisë nga Ministria e Shëndetësisë janë në fshatin Bërvenicë, Tearcë, Jegunovcë, dhe Vratnicë të Tetovës, Rakotincë, Novo Sellë, Bukoviq, Gllumovë, Sfillare e Poshtme, Petrovec, Mirkovc dhe Marino të Shkupit, Nagoriçan dhe Matejç të Kumanovës, Mogillë dhe Novaci nga Manastiri, Forinë në Gostivar, Karbinci nga Shtipi, Monospitov dhe Ilovic të Strumicës, si dhe në Kriva Pallanka, Pehçevë, Demir Kapi dhe dy barnatore në Negotinë.

FSSHM deri tani ka lidhur marrëveshje në 704 barnatore. Me këto 25, numri i tërësishëm do të arrijë 729

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *