Home / Lajme / Maqedoni / Fuere: Maqedonia s`ka alternativa tjera për në BE (VIDEO)

Fuere: Maqedonia s`ka alternativa tjera për në BE (VIDEO)

02 Korrik – Ish-ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere ka deklaruar se Maqedonia nuk ka alternativa të tjera për integrim në Bashkimin Evropian (BE).

Ai këtë e theksoi duke bërë të qartë faktin se pa zgjidhjen e kontestit të emrit, nuk ekziston asnjë mundësi apo variant tjetër që ky vend të bëhet pjesë e familjes evropiane.

“Maqedonia duhet të lë anash emocionet. Shpeshëherë kemi thënë se kontesti i emrit nuk është për identitetin, por për emrin. Kjo nuk është korrekte, por është realitet. Mënyra e vetme është zgjidhja përmes dialogut. Më vjen keq nëse kontesti i emrit keqpërdoret për grumbullimin e poenëve në planin e brendshëm politik”, ka deklaruar Fuere në intervistën për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

Sipas tij, në mesin e vendeve anëtare të BE-së ekziston shqetësimi për gjendjen e demokracisë, mungesën e dialogut politik dhe mungesën e vullnetit për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit dhe koncensusin për respektimin e lirisë së medias.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *