Home / Lajme / Maqedoni / Fuere: “Shkupi 2014” si ka hije as Stambollit e Nju Jorkut

Fuere: “Shkupi 2014” si ka hije as Stambollit e Nju Jorkut

6 korrik-Pse ata nuk janë konsultuar për një çmenduri të tillë ndërtimi joproduktiv dhe të furishëm. Ky konsultim do të ndodhte në çdo kryeqytet normal të botës,” është shprehur Fuere.

Ish-ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere përmes një publikimi në rrjetin social facebook ka kritikuar ashpër projektin kontrovers “Shkupi 2014”.

“Pse qeveria aktuale në Maqedoni vazhdon me politikat e saj të kufizimit të hapësirës publike në qendrën e qytetit, duke zvogëluar lëvizjen e lirë të këmbësorëve (mos të flasim për ide) me struktura dhe statuja me madhësi që do të konsideroheshim të pa pranueshme edhe për qytete si Stambolli e Nju Jorku. E gjithë kjo pa marrë parasysh apo respektuar qëndrimin e atyre të cilët më së shumti janë të goditur nga ky projekt, qytetarëve të Shkupit. Pse ata nuk janë konsultuar për një çmenduri të tillë ndërtimi joproduktiv dhe të furishëm. Ky konsultim do të ndodhte në çdo kryeqytet normal të botës,” është shprehur Fuere.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *