Home / Lajme / Maqedoni / Fyle dhe Venizelos biseduan për Maqedoninë

Fyle dhe Venizelos biseduan për Maqedoninë

23 korrik-“Venizelos dhe Fyle biseduan për çështje nga interesi i veçantë për Greqi dhe më konkretisht për çështje lidhur me Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë të çështjes së Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështje në lidhje me Qipron dhe perspektivën evropiane të Turqisë”, qëndron në kumtesë.

Ministri grek i Punëve të Jashtme Evangelos Venizelos dhe eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle dje në Bruksel biseduan për çështje të lidhura me Ballkanin Perëndimor, me përqendrim të veçantë të Maqedonisë.

Këtë, siç kumtoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, e kumtoi MPJ-ja greke pa zbuluar më shumë detaje për takimin i cili u mbajt në margjinat e Këshillit për punë të jashtme të Bashkimit Evropian.

“Venizelos dhe Fyle biseduan për çështje nga interesi i veçantë për Greqi dhe më konkretisht për çështje lidhur me Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë të çështjes së Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështje në lidhje me Qipron dhe perspektivën evropiane të Turqisë”, qëndron në kumtesë.

Nënkryetari i Qeverisë greke dhe ministër i Punëve të Jashtme Venizelos, dje në Bruksel u takua edhe me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposkin me të cilin “biseduan për çështje nga interesi i përbashkët në kuadër të pozitave të njohura të të dyja vendeve”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *