Home / Lajme / Maqedoni / Gjashtë të arrestuar, 34 emigrantë janë gjetur në një aksion policor Llojan (VIDEO)

Gjashtë të arrestuar, 34 emigrantë janë gjetur në një aksion policor Llojan (VIDEO)

Kumanovë, 19 Korrik – Në aksionin me emrin “Sita”, që u realizua sot në fshatin Llojan të Kumanovës, e që kishte për qëllim pengimin e migrimit illegal, policia ka arrestuar 34 veta, në mesin e të cilëve 13 të mitur.

Në aksionin policor “Sitë” mëngjesin e sotëm në fshatin Llojan të Kumanovës gjatë bastisjeve në 10 objekte, në gjashtë janë gjetur 34 emigrantë ilegalë, ndërsa mes tyre 13 janë minorenë. Janë arrestuar gjashtë banorë të fshatit Llojan të moshës prej 31 deri 46 vjeçare.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritën gjashtë kallëzime penale për “kontrabandim të emigrantëve” kumtoi në konferencën e sotme për shtyp tëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski. Kundër personave tek të cilët janë gjetur emigrantë të strehuar minorenë do të ngriten kallëzime penale, për vepër, për të cilën është parashikuar dënim me burg prej të paktën tetë vjetë.

Emigrantët nga Bangladeshi, Algjeria, Pakistani, Afganistani dhe nga vendet tjera, të cilat përmes Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë kanë dashur të shkojnë në Evropën Perëndimore, janë pranuar nga ana e pronarëve të objekteve, në të cilat është kryer bastisje, respektivisht për strehimin e tyre është dashur t’u paguajnë nga 10 euro për ditë. Gjatë bastisjeve janë gjetur edhe dy pushka gjahu dhe dy revole me gaz.

Ai theksoi se MPB-ja i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e domosdoshme, që të parandalohet fluksi i emigrantëve ilegalë në Republikën e Maqedonisë, por, vlerësoi se, është jashtëzakonisht vështirë që hermetikisht të mbyllet cili do kufi. Nevojitet, sipas tij të përforcohen kontrollet në kufirin jugor.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *