Home / Lajme / Maqedoni / Gjeorgjiev: Ka filluar procedura për emërimin e ambasadorëve dhe konsujve (VIDEO)

Gjeorgjiev: Ka filluar procedura për emërimin e ambasadorëve dhe konsujve (VIDEO)

2 Korrik – Ai, siç tha, do të përmbahet nga komentet për çfarëdo hollësie për vetë procedurën dhe për të dhëna të caktuara, të cilat, theksoi, mund të japin profil për ambasadorët e ardhshëm apo konsujt sepse proceduara nuk zhvillohet vetëm në Qeveri, por ka kompetencë të ndërlidhur edhe me presidentin e Republikës së Maqedonisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë javën kaluar e filloi procedurën për emërimin e shefave të një numri të madh të përfaqësive diploamtiko-konsullore dhe procedura diplomatike është në zhvillim, informoi sot zëdhënësi qeveritar Aleksander Gjeorgjiev.

Ai, siç tha, do të përmbahet nga komentet për çfarëdo hollësie për vetë procedurën dhe për të dhëna të caktuara, të cilat, theksoi, mund të japin profil për ambasadorët e ardhshëm apo konsujt sepse proceduara nuk zhvillohet vetëm në Qeveri, por ka kompetencë të ndërlidhur edhe me presidentin e Republikës së Maqedonisë.

“Pjesa e rëndësishme nga procedura është edhe marrja pajtimeve nga ana e vendeve në të cilat ambasadorë e ardhshëm apo konsujt duhet ta ushtrojnë funksionin e tyre në pajtim me parimet diplomatike kjo do të ishte përgjigja që në këtë moment mund ta japë” deklaroi Gjeorgjiev.

Si do të përparojë procedura, shtoi ai, dhe kur do të ketë më shumë hollësi do të informoj në kohë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *