Home / Sport / Gjorgjioski vazhdon si president, Sejdini nënkryetar i FFM-së

Gjorgjioski vazhdon si president, Sejdini nënkryetar i FFM-së

“Sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve dhe kuadrove shqiptarë, me ekipin që e kam brenda në Këshillin Drejtues, do mundohemi maksimalisht të rrisim numrin dhe të përpiqemi që të arrijmë deri te ai nivel, ku edhe duhet të jemi ne. Ekipet shqiptare normalisht, si gjithmonë do kenë mbështetjen tonë, të kuadrit brenda që do ti përfillim dhe do mundohemi maksimalisht, që do t’i mbështesim të gjitha ekipet shqiptare përmes kapaciteteve që kemi”, përfundoi nënkryetari i ri i FFM-së, Muhamed Sejdini.

Ilço Gjorgjioski, mbetet numri një i futbollit vendor, pasi që në Kuvendin e përgjithshëm zgjedhor të mbajtur në Ohër, një zëri kanë votuar delegatët prezent në këtë Kuvend. Ndryshe Gjorgjioski i cili pati përkrahjen e Lidhjes Futbollistike të qytetit të Shkupit, në garën për kryetar të FFM-së, nuk pati asnjë kundër kandidat.
“Për mua si një punëtor sportiv futbolli është i shenjtë. Ju falënderoj të gjithëve që pranuat vizionin tim për promovimin e futbollit në Maqedoni, por edhe për besimin që na e dhatë për të drejtuar futbollin. Do të bëjmë çmos për ta ngritur futbollin edhe në një shkallë më të lartë.”, tha numri një i futbollit vendor Ilço Gjorgjioski.
Në Këshillin drejtues 15 anëtarësh të FFM-së, katër do të jenë shqiptar. Pikërisht në taborin shqiptar do të ketë ndryshime pasi posti i numrit dy të futbollit vendor ju takon shqiptarëve. Pas dorëheqjes së Qenan Idrizit, detyrën e nënkryetarit, sipas marrëveshjes mes delegatëve shqiptar e mer kërçovari Muhamed Sejdini. Delegatët shqiptar premtojnë se në të ardhmen klubet dhe kuadri shqiptar do ketë një përkrahje më të madhe. “Sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve dhe kuadrove shqiptarë, me ekipin që e kam brenda në Këshillin Drejtues, do mundohemi maksimalisht të rrisim numrin dhe të përpiqemi që të arrijmë deri te ai nivel, ku edhe duhet të jemi ne. Ekipet shqiptare normalisht, si gjithmonë do kenë mbështetjen tonë, të kuadrit brenda që do ti përfillim dhe do mundohemi maksimalisht, që do t’i mbështesim të gjitha ekipet shqiptare përmes kapaciteteve që kemi”, përfundoi nënkryetari i ri i FFM-së, Muhamed Sejdini. Organet dhe Komisionet e tjera të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, do të zgjidhen dhe emërohen në mbledhjet e radhës të Këshillit Drejtues të FFM-së, i cili mori në Kuvendin e sotëm në Ohër, mori besimin që në katër vitet e ardhshme të drejtojë futbollin vendor. Kuvendi i FFM-së ka vendosur me 81 vota “për” dhe një të “përmabjtur” (Teteksi), të votoj propozimin për Ligën e parë e cila do të ketë 10 klube nga sezoni 2014/15. Njëkohësisht dhe Liga e dytë do të numëroj 10 klube, kurse Liga e tretë do të ndahet në pesë rajone me nga 12 klube.

Alsat-M

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *