Home / Sport / Gomez:Fiorentinën ma sugjeroi Guardiola

Gomez:Fiorentinën ma sugjeroi Guardiola

Fiorentina ka prezantuar goditjen e madhe të kësaj merkato verore mes qindra adhuruesve. Tifozët vjollcë pushtuan “Artemio Franchi” për prezantimin e sulmuesit gjerman Mario Gomez që do të udhëheqë repartin e avancuar të Fiorentinës në edicionet e ardhshme.

Në prezantimin e ish shtatlarit të bavarezve ishin të pranishëm edhe krerët më të lartë të skuadrës së Fiorentinës duke filluar nga presidenti Dela Vale e duke përfundur te tekniku Montela. Sulmesi gjerman me origjinë spanjolle u shfaq që në fillim mjaft simpatik për tifozët e tij të rinj duke përgatitur një përshëndetje të thjeshtë në italisht, përpara se t’i rikthehet gjermanishtes.
Në deklaratën e tij të parë si lojtar i klubit vjollcë Gomez tha: “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu për të nisur një aventurë të re. Do të përpiqem të mësoj sa më shpejt italisht në mënyrë që ta kem më të thjeshtë edhe me intervistat. Që nga Gjermania e kam ndjerë entuziazmin që ekziston në Itali kur flitet për futbollin. Kur e kuptova që kishte ardhur momenti për të lënë Gjermaninë, alternativat ishin ose Spanja ose Italia. Zgjodha Firencen edhe për pasionin e energjinë e tifozëve”.
Gomez në intervistën e tij zbuloi se Guardiola kishte qenë njeriu kryesor i cili i kishte këshilluar që të zgjidhte pikërsisht skuadrën e Fiorentinës. “Pasi fitova gjithçka me Bajernin jam kurioz të përjetoj një sfidë të re në karrierën time. Guardiola më këshilloi të zgjidhja këtë skuadër sepse luan një futboll të përshtatshëm për mua. Qyteti juaj është fantastik dhe ka pasur jo pak peshë në zgjedhjen time, por për mua ajo që ka më shumë rëndësi është fusha e lojës ku do të bëjë maksimumin për të shënuar sa më shumë gola. Te Bajerni nuk më mungonte asgjë por unë dua të luaj dhe këtu mund ta bëj me vazhdimësi. Endrra ime është të fitoj diçka në Itali dhe pse nuk kam vendosur një objektiv përsa i përket golave” përfundoi deklaraten e tij të parë si lojtar i Fiorentinës gjermani Mario Gomez.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *