Home / Lajme / Maqedoni / Gostivar: Rënohen objekte për hapje të rrugës (VIDEO)

Gostivar: Rënohen objekte për hapje të rrugës (VIDEO)

Gostivar, 15 Korrik – “Unë vetë si kryetar komune erdha dhe kontaktova me banorët dhe banorët e lagjes u dakorduan të gjithë që të hapet kjo rrugë, sepse është në interesin e tyre. Me hapjen e kësaj rruge vlerat e shtëpive të këtyre banorëve të cilët jetojnë në këtë lagje do të rriten shumëfish dhe do të ketë lëvizje më të lirshme të qytetarëve. I përshëndes gjithë banorët e kësaj lagje që vet më thirren dhe me lejen e tyre në bëjmë rrënimin e objekteve pa kurrë njëfarë presioni dhe kompensimi”, theksoi, kryetari Nevzat Bejta.

Për herë të parë në terren filluan punët për hapjen e rrugës “Llazar Llazarevski”, e cila do të lidh rrugën e “Dibrës” me rrugën “18 Nëntori”. Hapja e rrugës vjen pas kërkesës së vetë banorëve, drejtuar komunës së Gostivarit. Në terren për të parë nga afër fillimin e punëve, doli edhe vetë kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe bashkëpunëtoret e tij. Ai tha se bëhet fjalë për një projekt të madh që kushton mbi 200 mijë euro dhe me hapjen e rrugës do përfitojnë banorët që jetojnë në këtë lagje.

“Unë vetë si kryetar komune erdha dhe kontaktova me banorët dhe banorët e lagjes u dakorduan të gjithë që të hapet kjo rrugë, sepse është në interesin e tyre. Me hapjen e kësaj rruge vlerat e shtëpive të këtyre banorëve të cilët jetojnë në këtë lagje do të rriten shumëfish dhe do të ketë lëvizje më të lirshme të qytetarëve. I përshëndes gjithë banorët e kësaj lagje që vet më thirren dhe me lejen e tyre në bëjmë rrënimin e objekteve pa kurrë njëfarë presioni dhe kompensimi”, theksoi, kryetari Nevzat Bejta.

Rruga do jetë e gjerë gjashtë metra dhe gjithashtu do të ketë edhe trotuare për këmbësor.

“Besoj se për një periudhë shumë të shkurtë, deri për Bajram kjo rrugë do të jetë e lëvizshme dhe do vihet në qarkullim për gjithë qytetarët e Komunës së Gostivarit”, u shpreh kryetar i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *