Home / Sport / Gostivari kërkon mesin e tabelës

Gostivari kërkon mesin e tabelës

“Unë jam shumë i sinqertë sa i përket kërkesave tona në Ligën e Parë. Do të jetë kjo përvoja jonë e parë në historinë e futbollit në Gostivar dhe do të ishte e tepërt dhe jo-korekte sikur të kërkonim diçka që nuk është reale. Qëllimi ynë në sezonin e parë do të jetë mbijetesa në Ligën e Parë, pra të renditemi në mesin e tabelës, kur dijmë se këtë vit katër ekipe largohen direkt nga elita. Normal, nëse na jepet mundësia për diçka më shumë, ne do ta kishim pranuar me dy duar, mirëpo realisht, në bazë të asaj që posedojmë dhe përvojën që nuk e kemi në krahasim me gjithë klubet tjera elitare, qëllimi ynë parësorë është mesi i tabelës”, shprehet kryetari i KF Gostivarit, Vesel Memedi.

Kampionati i kaluar në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë sikur pa pritur në pah nxori një skuadër sipatike dhe modeste, që në fillim fitonte ndeshje pa ndeshje dhe ashtu si papritur promovoi veten në kandidat për inkuadrim në Ligën e Parë. Gostivari u shpall kampion vjeshtor në Ligën e Dytë, në pranverë pati një rënie të përkohshme, por që pasoi me një reagim të fuqishëm në ndeshjet e fundit vendimtare, për të kurorëzuar gjithë mundin në mënyrën më të mirë të mundshme, inkuadrimin në elitën e futbollit vendor. Për herë të parë në historinë e futbollit në vend, një skuadër nga Gostivari do të luajë në Ligën e Parë dhe drejtuesit e klubit kanë bërë përgatitje maksimale për të përshtatur ekipin që me sukses të tejkalojë sfidat elitare. Gjithsesi, si sportistë të vërtetë, gostivarasit në asnjë moment nuk lejojnë veten të kaplohet nga euforia, të vetëdishëm për dallimin e Ligës së Parë me të Dytën, janë duke shikuar gjërat me një sinqeritet maksimal. “Unë jam shumë i sinqertë sa i përket kërkesave tona në Ligën e Parë. Do të jetë kjo përvoja jonë e parë në historinë e futbollit në Gostivar dhe do të ishte e tepërt dhe jo-korekte sikur të kërkonim diçka që nuk është reale. Qëllimi ynë në sezonin e parë do të jetë mbijetesa në Ligën e Parë, pra të renditemi në mesin e tabelës, kur dijmë se këtë vit katër ekipe largohen direkt nga elita. Normal, nëse na jepet mundësia për diçka më shumë, ne do ta kishim pranuar me dy duar, mirëpo realisht, në bazë të asaj që posedojmë dhe përvojën që nuk e kemi në krahasim me gjithë klubet tjera elitare, qëllimi ynë parësorë është mesi i tabelës”, shprehet në një intervistë për portalin yllpress.com, kryetari i KF Gostivarit, Vesel Memedi, njëri prej më meritorët për sukseset e skuadrës, të cilën e administroi nga Liga e Tretë, e deri në të parën. Ai sqaron se skuadra ka kryer të gjithë parapërgatitjet për debutimin në Ligën e Parë, duke filluar nga ana sportive, deri te ajo administrative. “Me përgatitje kemi filluar më 27 qershor dhe tani më mbi një muaj futbollistët realizojnë planprogramin e stafit teknik. Jam shumë i kënaqur me punën që është bërë me skuadrën dhe besoj se jemi të gatshëm për fillimin e sezonit. Në anën tjetër, paralelisht ne si kryesi kemi kryer të gjitha procedurat administrative. Dmth kemi marrë vendimin nga Regjistri Qendror për transformimin e klubit të Shoqatë Aksionare. Kemi paguar në kohë kuotizimin prej 12.000 euro dhe transformimin e klubit në SH.A. për të cilën pagesa minimale është 25.000 euro. Pra ne kemi kryer punët tona dhe tani presim 4 gushtin dhe ndeshjen e parë me Bregallnicën. Kur jemi te fillimi i kampionatit, Gostivari ka një problem me stadiumin ku do të zhvillojë ndeshjet, pasi stadiumi i qytetit në Gostivar nuk ka kaluar inspektimin e FFM-së. Gostivari tenton të menjanojë në kohë mungesat, ndërsa njëkohësisht ka paraqitur stadiumin e Dritës së Bogovinës si alternativë. “Komisioni për gara ishte prezent në teren dhe na obligoi të kryejmë edhe disa punë shtesë, për sa i përket ulëseve dhe mbulesës të 1/3 së tribunes, e quajtur VIP. Në çdo moment duhet të arrijnë ulëset dhe besojmë që në kohë të kryejmë gjithë atë që kërkohet nga ne. Mirëpo nëse kjo nuk ndodh, atëherë detyrohemi që ndeshjen e parë si nikoqir ta luajmë diku tjetër. Zgjedhja jonë është Bogovina, dhe drejtuesit e kësaj skuadre kanë shprehur gadishmëri për të na mundësuar që ndeshjen e para të lujmë në stadiumin e tyre”, përfundoi Memedi. Kujtojmë se sezoni i ri futbollistik në Ligën e Parë të futbollit në vend starton më 4 gusht, ndërsa Gostivari ndeshje e parë e ka përballë Bregallnicës. Dilema e vetme është nëse kjo përballje do të luhet në Gostivar, apo në Bogovinë?!

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *