Home / Lajme / Maqedoni / Gostivari përkujton ngjarjet e përgjakshme të 97

Gostivari përkujton ngjarjet e përgjakshme të 97

9 korrik-Situatë të njëjtë aso kohe pati edhe në qytetin e Tetovës, ku policia kishte ndërmarrë të njëjtin akt të heqjes së flamurit shqiptar. Në Tetovë, ashtu si në Gostivar, ky akt u shoqërua me shkatërrimin nga ana e forcave policore të lokaleve të komunës dhe të pajisjeve që gjendeshin aty.

Në Gostivar sot shënohet 16 vjetori i ngjarjeve tragjike, kur policia maqedonase në vitin 1997 vrau, ushtroi dhe burgosi shqiptarët në këtë komunë që protestuan në mbrojtje të flamurit kombëtar para ndërtesës së komunës.

Në këtë komunë janë organizuar aktivitete të ndryshme përkujtimore, duke pasur në qendër të vëmendjes dhe rikthyer memoaret nga ngjarjet e dhunshme të 9 korrikut nëpër rrugët të Gostivarit kur nga policia u vranë tre shqiptarë, dhjetëra të tjerë u rrahën brutalisht dhe u arrestuan.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe kryetari i asaj kohe i komunës, Rufi Osmani, i cili rezistoi kundër vendimit qeveritar për të hequr flamurin kombëtar para komunës.

Rufi Osmani njihet edhe si simbol i kësaj ngjarje që nxorri në pah dhunën dhe brutalitetin shtetëror në Maqedoni. Manifestimet e protestës nisën si pasojë e heqjes në orën 1 e 30 të mëngjesit, të datës 9 korrik, të flamurit kombëtar shqiptar nga forcat speciale të policisë maqedonase.

Një akt i tillë i policisë maqedonase është ndërmarrë edhe pse një ditë më parë, më 8 korrik 1997, Kuvendi Republikan miratoi ligjin, përmes të cilit u lejua zyrtarisht përdorimi (kufizuar) i flamujve të “nacionaliteteve”, pra edhe i Flamurit të shqiptarëve.

Dy orë pas heqjes së flamurit, forcat e policisë arrestuan rreth 30 veprimtarë politikë shqiptarë, mes të cilëve kryetarin e Komunës Gostivarit, Rufi Osmani si dhe kryesuesin e Këshillit komunal, Refik Dauti.

Situatë të njëjtë aso kohe pati edhe në qytetin e Tetovës, ku policia kishte ndërmarrë të njëjtin akt të heqjes së flamurit shqiptar. Në Tetovë, ashtu si në Gostivar, ky akt u shoqërua me shkatërrimin nga ana e forcave policore të lokaleve të komunës dhe të pajisjeve që gjendeshin aty.

Pas ngjarjeve të 9 korrikut, për të arsyetuar tërë ngjarjen, u organizua procesi gjyqësor i Gostivarit, i cili përfundoi më 16 shtator, 1997. Në këtë proces Gjykata themelore e Gostivarit shpalli fajtorë, kryetarin e komunës së Gostivarit, Rufi Osmani si dhe kryesuesin e Këshillit komunal të Gostivarit, Refik Dauti, duku i shqyrtuar dënime drastike. Ndëshkime pati edhe për kryetarin e atëhershëm të Tetovës, Alajdin Demiri si dhe kryesuesin e këshillit komunal, Vebi Bexheti.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *