Home / Lajme / Maqedoni / Grabitet pompa e benzinës në Tetovë (VIDEO)

Grabitet pompa e benzinës në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 16 Korrik – Katër persona të panjohur dhe të armatosur mbrëmë kanë grabitur një pompë të benzinës në rajonin e Tetovës.

Siç bëhet e ditur, katër personat rreth orës 23.30 kanë mbërritur me makinën e tyre “Golf” në pompën e benzinës në fshatin Siriçinë.

Ata kanë ndërhyrë në ambientet e pompës së benzinës dhe kanë sulmuar punonjësin D.I, 26 vjeç. Ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda trupore, por edhe në kokë, pasi që është goditur me një pistoletë. Grabitësit kanë bastisur pompën e benzinës, duke gjetur vetëm 10.500 denarë, që më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *