Home / Lajme / Maqedoni / Greqi: Gruevski është për zgjidhje që nuk do të ndikojë mbi identitetin e popullit të Maqedonisë

Greqi: Gruevski është për zgjidhje që nuk do të ndikojë mbi identitetin e popullit të Maqedonisë

26 korrik-“Naftemboriki” thekson se Gruevski ka theksuar se “VMRO-DPMNE nuk dakordohet me çfarëdo qoftë zgjidhje që do të parashikojë ndryshim të Kushtetutës, me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues, zgjidhje që provokon në identitetin e popullit, gjuhës dhe kombit të Maqedonisë dhe nuk do të lejohet çfarëdo qoftë zgjidhje të miratohet pa u organizuar paraprakisht referendum”.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është për zgjidhje që nuk do të ndikojë mbi identitetin e popullit të Maqedonisë, shkruan sot gazeta greke “Naftemboriki”.

Disa gazeta prestigjioze greke sot e transmetojnë përgjigjen e pyetjes parlamentare të kryeministrit Gruevski në lidhje me çështjen e emrit, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

“Naftemboriki” thekson se Gruevski ka theksuar se “VMRO-DPMNE nuk dakordohet me çfarëdo qoftë zgjidhje që do të parashikojë ndryshim të Kushtetutës, me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues, zgjidhje që provokon në identitetin e popullit, gjuhës dhe kombit të Maqedonisë dhe nuk do të lejohet çfarëdo qoftë zgjidhje të miratohet pa u organizuar paraprakisht referendum”.

Me titullin “Zgjidhje pa ndryshim të emrit tonë kushtetues”, “Elefterotipia” me temën e njëjtë shton se Gruevski ka theksuar se Qeveria e Maqedonisë dëshiron t’i intensifikojë negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit, por nuk ka përgjigje nga pala greke.

“Problemi kryesor në këtë moment është që edhe ne edhe ndërmjetësi kemi probleme të flasim me Greqinë. Problemi kryesor është se si të vendoset dialog për këtë çështje, e transmeton “Eelefterotipia” deklaratën e shefit të Qeverisë së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *