Home / Lajme / Maqedoni / Greuvski dhe Petkovski në gjyq për shpifje (VIDEO)

Greuvski dhe Petkovski në gjyq për shpifje (VIDEO)

11 Korrik – “Jo që nuk kam propozuar të ndryshohet emir, por kam përfaqësuar qëndirmet e partisë që të mos pranohet asnjë ndryshim I emrit apo ide të cilët e dëmtojnë identitetine Maqedonasve”, ka thënë Gruevski para gjykatës.

Ka filluar sot seanca gjyqësore kundër Tito Petkovskit, i akuzuar nga kryeministri Nikolla Gruevski për shpifje. Kryeministri Nikolla Gruevski, sot u paraqit në seance gjyqësore në të cilën akuzon kreun e PRSD-së Tito Petkovski për shpifje. Në seancën gjyqësore kanë marrë pjesë vetëm tre gazetarë, edhe atë të gazetave Fokus, Nova Makedonija dhe Dnevnik. Sipas gazetarëve të cilët kishin privilegj të marrin pjesë në seancë, Gruevski, ka thënë se akuzat e Tito Petkovskit, I kanë prishur imazhin dhe dinjitetin dhe I kanë shkaktuar tronditje të brendëshme. “Jo që nuk kam propozuar të ndryshohet emir, por kam përfaqësuar qëndirmet e partisë që të mos pranohet asnjë ndryshim I emrit apo ide të cilët e dëmtojnë identitetine Maqedonasve”, ka thënë Gruevski para gjykatës. Ndërkaq,në mbrojtjen e tij Petkovski, ka thënë se gjykata vepron në bazë të pozitës së tij që ka ai dhe jo për hir të së drejtës. Ky gjyq nuk do të ris imazhin e kryeministrit por do të ul imazhin e gjykatës, ka thënë Petkovski. Para dy javësh seance gjyqësore u anulua për sot, sepse mungoi kryeministri I cili asokohe ishte ne udhëtim zyrtarë në Kinë. Gruevski padit Petkovskin për shkak se në tetor të viti të kaluar për javoren Fokus ka deklaruar se kryeministri përmes letrës zyrtare deri tek Sekretari i përgjithshëm i OKB-së në vitin 2008 ka propozuar që emri i ri të jetë ‘Republika e Maqedonisë-Shkupi’. ‘Këto janë fakte të rrejshme’, thuhet në padinë që Gruevski ka ngritur ndaj Petkovskit nga i cili kërkon dëmshpërblim prej 15 mijë eurove.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *