Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Do të vazhdojmë me angazhimet për vendosjen e dialogut me Greqinë

Gruevski: Do të vazhdojmë me angazhimet për vendosjen e dialogut me Greqinë

20 korrik-Kryeministri nuk dëshiroi ta komentojë përgjigjen e letrës së kryeministrit grek, Andonis Samaras, por theksoi se Maqedonia do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj që të vijë deri te dialogu me Greqinë në bisedimet për emrin.

Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë të vijmë deri te dialogu. Lufta jonë fillimisht është për dialog e më pas për zgjidhje, pasi që të vihet deri te zgjidhja nevojitet dialog, ndërsa për dialog shikoni se çka po ndodh në anën tjetër, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës në Entin Gjerantologjik “13 Nëntori” në Gjorçe Petrov.
Kryeministri nuk dëshiroi ta komentojë përgjigjen e letrës së kryeministrit grek, Andonis Samaras, por theksoi se Maqedonia do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj që të vijë deri te dialogu me Greqinë në bisedimet për emrin.
“Mendoj se është më mirë të mos e komentoj për arsye se çfarëdo që të themi ne do të jemi fajtorë. Opinioni le të gjykojë. Çdo koment i imi mund të jetë rast për akuza të reja dhe nxjerrje nga konteksti. E shoh se tani mediat ua kanë fajin. Çfarë do që të them do të interpretohet se ne jemi nacionalistë, nuk kemi qëllime të mira, nuk kemi vullnet të mirë, kështu që do të përmbahem nga çdo lloj komenti”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *