Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Duam zgjidhje për emrin, por problem është që nuk kemi bashkëbisedues

Gruevski: Duam zgjidhje për emrin, por problem është që nuk kemi bashkëbisedues

25 korrik-“Gjithçka që bëjmë është në interes të Republikës së Maqedonisë, në interes të qytetarëve dhe në këtë drejtim sillemi tejet me kujdes dhe me dozë të thellë të analizës për çdo hap që duhet të bëhet”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski

Kryeministri Nikolla Gruevski sot duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend e përsëriti qëndrimin lidhur me çështjen për dallimet për emrin me Greqinë dhe theksoi se për momentin është problem të ulet dhe me të vërtetë të bisedohet me palën greke.

“Problemi kryesor në këtë moment është që edhe ne edhe vetë ndërmjetësuesi ka problem të bisedohet dhe kjo është lehtë e dukshme. Kështuqë problemi kryesor është që të vendoset dialog për këtë çështje”, tha kryeministri Gruevski në kuadër të seancës së sotme kuvendore në të cilën deputetët parashtrojnë pyetje deri te anëtarët e Qeverisë.

Ai shtoi se kur ka mundësi për bisedime me palën tjetër, që është rrallshmëri e vërtetë, atëherë pala e Maqedonisë qëndron në atë me çka ka dalë në opinion me program, me obligime, premtime dhe se për këtë qëndron.

“Qëndrimi ynë është se duam të zgjidhet ky problem dhe se ai është i shkruar në programin tonë për zgjedhjet. VMRO-DPMNE-ja nuk dakordohet me çfarëdolloj zgjidhjeje e cila do të parashikojë edhe ndryshim të Kushtetutës, me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues, zgjidhje prek identitetin e popullit të Maqedonisë, gjuhën dhe kombin dhe se nuk do të lejohet çfarëdo lloj zgjidhjeje të miratohet pa organizim paraprak të referendumit të madh në të cilin të gjithë qytetarët do ta japin mendimin e tyre”, theksoi Gruevski, duke shtuar se çdoherë kur ka mundësi të bisedohet çdoherë është në pajtueshmëri me atë që është theksuar në programet me të cilat kanë dalë para popullit.

Për idetë e fundit të theksuara nga ndërmjetësuesi Metju Nimic, ndërsa të cilat i plasoi në opinion partneri i koalicionit, kryeministri theksoi se ndërmjetësuesi përkohësisht jep disa ide për mënyrat sesi të tejkalohen dallimet me emrin dhe seai moment kur do të ndjejnë se disa prej tyre duhet të ndahen me opinionin atë do ta bëjnë, por kur do të ndjejnë se kjo do ta dëmtojë procesin këtë nuk do ta bëjnë.

“Gjithçka që bëjmë është në interes të Republikës së Maqedonisë, në interes të qytetarëve dhe në këtë drejtim sillemi tejet me kujdes dhe me dozë të thellë të analizës për çdo hap që duhet të bëhet”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *