Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Kina partner strategjik i Maqedonisë

Gruevski: Kina partner strategjik i Maqedonisë

02 Korrik – Kryeministri Nikolla Greuvski sot në Pekin realizoi një takim me presidentin e Republikës Popullore të Kinës Xhiping Si, ku të dy bashkëbiseduesit i kanë përshëndetur marrëdhëniet miqësore të cilat ekzistojnë mes dy shteteve në cdo nivel bashkëpunimi bilateral.

Në takim, ashtu sic informojnë nga pres shërbimi qeveritar, u konstatua se marrëdhëniet e ndërsjella në vazhdimësi shënojnë rritje dhe zhvillohen në frymën e miqësisë, mirëkuptimin të ndërsjellë dhe shkallës së lartë të besimit.

Gruevski theksoi se në bashkëpunimin me Republikën Popullore të Kinës, Maqedonia sheh mundësi për partneritet strategjik, veçanërisht në fushën e investimeve.

Bashkëbiseduesit konkluduan se fushat ku mund të shënohet bashkëpunim është infrastruktura dhe ndërtimtaria, energjetika dhe mjekësia.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *