Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski u prit në Qustendil me parullën ‘Maqedonia është Bullgari’

Gruevski u prit në Qustendil me parullën ‘Maqedonia është Bullgari’

28 Korrik – “Maqedonia është Bullgari” dhe me parulla të tjera u prit sot në Qystendil kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Delegacioni i lartë qeveritar i Maqedonsië sot në këtë qytet kufitar bullgar mbajti seancën e përbashkët qeveritare me Qeverinë e Bullgarisë, në kuadër të procesit të bashkëpunimit fqinjësor dhe rajonal. Delegacioni nga Shkupi i kryesuar nga Gruevski u pritën nga demonstrues të partisë ultranacionaliste bullgare VMRO-BND të udhëhequr nga Krasimir Karakaçanov. Demonstruesit kanë bërë thirrje antimaqedonase dhe me parullat “Maqedonia është Bullgari”, “Edhe më parë, edhe tani Maqedonia është Bullgari”, “Larg duart nga historia bullgare”, dhe “JO terrorit të bullgarëve në Maqedoni”, etj. Protesuesit ishin të shoqëruar nga zëvendëskryetari i kësaj partie, Angel Xhambazov.

Policia ka shtuar masat e sigurisë për shkak të ruajtjes së rendit dhe qetësisë dhe mbarëvajtjes së mbledhjes ndërqeveritare që po mbahet në ndërtesën e Komunës së Qystendilit. Delegacioni nga Shkupi ka mbërritur me 40 minuta vonesë, ndërsa nga pala greke nuk ka pasur numër të duhur të delegacionit qeveritar që kryesohej nga kryeministri Plamen Oresharski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *