Home / Sport / Guardiola: Dhoma e zhveshjes vetëm për lojtarët

Guardiola: Dhoma e zhveshjes vetëm për lojtarët

Pep Guardiola ka vendosur që dhoma e zhveshjes së ekipit bavarez të jetë nën kontrollin absolut të futbollistëve, që ata të kenë mundësi të shfryjnë, pse jo edhe ndaj trajnerit të tyre, ndaj për këtë arsye ai parapëlqen të ketë një hapësirë të veçantë në “Allinaz Arena”.

Spanjolli momentalisht ka një zyrë përballë hyrjes për në dhomën e zhveshjes, të cilën paraardhësi e tij Jupp Heynckes e përdorte në raste të veçanta për të mbajtur nën kontroll lojtarët e tij.

Në një intervistë për “Bild”, Guardiola u shpreh se futbollistët e Bayernit duhet të kenë liri të plotë për t’u shprehur madje edhe kundër tij, pa pasur frikën se trajneri po i dëgjon.

“Dhoma e zhveshjes është hapësirë e skuadrës, është hapësira që u përket futbollistëve. Ata aty mund të bëjnë shaka dhe mund t’ia lejojnë vetes të flasin për gjithçka, pa pasur frikë se unë po i përgjoj. Ata madje edhe mund të flasin keq për mua”, ka thënë Guardiola.

Bayerni i Guardiolës dështoi në tentativën për të fituar trofeun e parë sezonal, pasi në Superkupën e Gjermanisë u mposht 4-2 nga Borussia Dortmund. Më 9 Gusht, në javën e parë të Bundesligës, kampionët e Gjermanisë do përballen në “Allianz Arena” me Borussia Monchengladbach.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *