Home / Sport / Guardiola sulmon Sandro Rosell

Guardiola sulmon Sandro Rosell

Në konferencën e tij të parë si trajner i Bayernit të Mynihut, Pep Guardiola thyen kodin e heshtjes dhe përfiton nga rasti për të vendosur pikat mbi “I”. Edhe pse njihet për karakterin e tij të qetë dhe mjetet diplomatike që përdor për të arritur në thelbin e problemit, këtë herë Pep përdor artilerinë e rëndë, duke shokuar ish skuadrën e tij, Barcelonën por mbi të gjitha drejtuesin më të lartë të shoqërisë, presidentin Sandro Rosell.

Heshtja e gjatë e Guardiolas ka vlejtur për gazetarët, të cilët tashmë kanë brumë për shumë javë në vazhdim, pasi tekniku zbuloi edhe shkaqet që e çuan në divorcin përfundimtar nga Katalonja. Me një gjuhë aspak të qëmtuar, 42 vjeçari e pranon se shoqëria tentoi ta dëmtonte edhe kur ai ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Isha rreth 6 mijë km larg dhe u kërkova të më linin të qetë por drejtuesit e shoqërisë përdorën sëmundjen e Vilanovas për të më bërë keq dhe këtë nuk kam për ta harruar asnjëherë. Ata nuk e mbajtën fjalën”.

Në vijim, tekniku vazhdon rrëfimin e episodeve të shumëdiskutuara përtej oqeanit.

“Vilanovan e takova në New York por më pas nuk u takuam më ndoshta sepse nuk ishte e mundur por kjo nuk ndodhi për shkakun tim. Është vërtet për të ardhur keq që duhet të justifikohem për marrëdhëniet e mija me një njeri që e kam pasur shok për shumë kohë”.

Fjalë vërtet të rënda për trajnerin më të suksesshëm të shoqërisë blaugrana, i cili hedh poshtë çdo hamendësim që ushqen zërat për një marrëdhënie të tensionuar me ish ndihmësin e tij, duke theksuar se asgjë nuk është e vërtetë.

“Ajo që bëri sezonin e shkuar duke fituarn La Ligan me numrin më të madh të pikëve në historinë e Barcelonës, është treguesi më i qartë për të kuptuar se sa i zoti është Vilanova”

Në fund ai nuk e pranon të ketë vënë në diskutim aftësinë e Vilanovas për të menaxhuar dyshen Messi-Neymar, pasi sipas Guardiolas, lojtarët e mirë dinë të luajnë shumë mirë bashkë një gjë të tillë do ta bëjnë edhe argjentinasi me brazilianin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *