Home / Lajme / Maqedoni / Hisen Xhemaili kryesues i këshillit në Tetovë (VIDEO)

Hisen Xhemaili kryesues i këshillit në Tetovë (VIDEO)

25 korrik – Në seancën e sotme të këshillit, po ashtu janë zgjedhur edhe komisionet e tjera komunale, mes tyre edhe ai statutoro-juridik, ai për financa dhe buxhet, ai për urbanizëm dhe mbrojtje të mjedisit, si dhe komisioni për riorganizimin e ndërmarrjes publike, i cili përbënte një pikë të nxehtë të marrëveshjes mes VMRO-së dhe BDI-së.

Me 19 vota pro, 9 kundër dhe një abstenim, pas tre muajsh bisedime koalicioni, më në fund Hisen Xhemaili është zgjedhur sot kryetari i këshillit të Komunës së Tetovës. Në seancën e sotme të këshillit, po ashtu janë zgjedhur edhe komisionet e tjera komunale, mes tyre edhe ai statutoro-juridik, ai për financa dhe buxhet, ai për urbanizëm dhe mbrojtje të mjedisit, si dhe komisioni për riorganizimin e ndërmarrjes publike, i cili përbënte një pikë të nxehtë të marrëveshjes mes VMRO-së dhe BDI-së.

Zgjedhja e Hisen Xhemailit, në krye të këshillit të Tetovës ka marrë përkrahjen e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, ndërsa është kundërshtuar nga ana e këshilltarëve të Partisë Demokratike Shqiptare, të cilët arsyetuan se nuk kanë asgjë personalisht kundër Xhemailit, por janë shprehur se zgjedhja e tij është një product I një marrëveshje për të cilën ata kanë dyshime se është e dëmshme për qytetarët e Tetovës, tha Durim Luma, koordinator I këshillitarëve të PDSH-së.

Këshilli i komunës së Tetovës, ka qenë pothuajse i bllokuar në marrjen e vendimeve, për gati 3 muaj që nga zgjedhjet lokale, deri në arritjen e marrëveshjes mes palëve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *