Home / Lajme / Maqedoni / Homazhe te varret e dëshmorëve të Flamurit, të 9 Korrikut të vitit 1997 (VIDEO)

Homazhe te varret e dëshmorëve të Flamurit, të 9 Korrikut të vitit 1997 (VIDEO)

Gostivar, 9 Korrik – Kjo ditë është dita më e shënuar në qytetin e Gostivarit, tha kryetari i Komunës, Nevzat Bejta.“Gjithë dëshmorët i takojnë kombit dhe ata nuk kanë ngjyra politike. Ne si institucion, ne si komunë kemi ardhur që ti nderojmë dëshmorët e kombit dhe anëtarët e familjes së tyre.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, Ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi, të shoqëruar edhe nga Kryetari i Këshillit, Nasir Musliu, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve të Flamurit, të 9-të Korrikut të vitit 1997. Homazhet nisen në varrin e dëshmorit, Dr. Shpend Iseini në fshatin Forinë dhe më pas në varrin e dëshmorit, Nazmi Saliu në fshatin Turçan i Vogël.

Në fshatin Dobërdoll, në organizim të Komunës së Vrapçishtit, është bërë homazhe në varrin e dëshmorit, Milaim Dauti.

Kjo ditë është dita më e shënuar në qytetin e Gostivarit, tha kryetari i Komunës, Nevzat Bejta.“Gjithë dëshmorët i takojnë kombit dhe ata nuk kanë ngjyra politike. Ne si institucion, ne si komunë kemi ardhur që ti nderojmë dëshmorët e kombit dhe anëtarët e familjes së tyre.

Ne kemi obligim që të kryejmë amanetin e dëshmorëve të kombit, se nëse nuk i kryejmë shpirtrat e tyre do na ndjekin gjithë jetën.

Dëshmorët gjithë jetën do jenë të nderuar nga pjesëtarët e kombit tonë, për shkak se jetën e tyre ata nuk e dhanë për ngjyra të partive politike, por e dhanë për interesin e atdheut, në interes të kombit dhe në interes të gjithëve qytetarëve në Komunën e Gostivarit”, tha kryetari Nevzat Bejta.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *