Home / Lajme / Maqedoni / Huliganët maqedonas rrahin të riun shqiptar në Shkup

Huliganët maqedonas rrahin të riun shqiptar në Shkup

28 korrik-“Ata janë afruar dhe e kanë pyetur se çfarë nacionaliteti është. Pasi që i ka bërë me dije se është shqiptar menjëherë është sulmuar me gjësende të forta duke pësuar goditje të rënda dhe tronditje në tru”, kanë theksuar familjarë të viktimës.

Huliganët maqedonas kanë rrahur brutalisht në Shkup të riun shqiptar Isuf Islami nga lagja Dizhon e kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur pasmesnatën e ditës së djeshme kur viktima i moshës 18 vjeçare, derisa po ecte me dy shokët e tij në lagjen Lisiçe është ndaluar nga një grup huliganësh maqedonas, të cilët më pas e kanë sulmuar brutalisht.

Viktima e rrahur ka mbetur i vetëm, pasi që dy shokët e tij kanë arritur të largohen.

“Ata janë afruar dhe e kanë pyetur se çfarë nacionaliteti është. Pasi që i ka bërë me dije se është shqiptar menjëherë është sulmuar me gjësende të forta duke pësuar goditje të rënda dhe tronditje në tru”, kanë theksuar familjarë të viktimës.

Ai më pas është gjetur nga një kalimtar i rastit që e ka dërguar në Qendrën Klinike, ku është konstatuar thyerja e nofullës së poshtme, kockës ballore, dëmtimi i unazave të qafes dhe ashtit kurrizor. MPB akoma nuk është deklaruar lidhur me incidentin. Familjarët presin që të kapen autorët, mirëpo të ndërhyjë edhe politika për të kërkuar siguri për të rinjtë shqiptarë nëpër kryeqytet. (INA)

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *