Home / Sport / Hulk dëshiron të largohet nga Zeniti

Hulk dëshiron të largohet nga Zeniti

Sulmuesi i Përfaqësueses së Brazilit, Hulk, dëshiron të largohet nga Zeniti për ta vazhduar karrierën në një ligë më të fortë të Evropës, shkruajnë mediumet e huaja të enjten, transmeton KD.

Hulk, 26-vjeçar, ka thënë se ka shumë oferta dhe për këtë arsye ka kërkuar nga drejtuesit e Zenitit që të mos e pengojnë. Ai te Zeniti u transferua vitin e shkuar nga skuadra e Portos për një dëmshpërblim prej 45 milionë eurosh. “Kam marrë shumë oferta nga klube të mëdha të Evropës dhe kjo është arsyeja pse dua të largohem nga Zeniti gjatë kësaj vere. Nuk besoj se do të kem probleme për ta realizuar ëndrrën”, tha Hulk, që ka kontratë me ekipin rus deri në vitin 2017. Hulk muajin e shkuar fitoi Kupën e Konfederatave me Përfaqësuesen e Brazilit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *