Home / Lajme / Rajon / Hyn në fuqi ligji i shtetësisë shqiptare (VIDEO)

Hyn në fuqi ligji i shtetësisë shqiptare (VIDEO)

19 Korrik – Prej të enjtes ka hyrë në fuqi ligji për marrje të shtetësisë shqiptare. Me botimin në fletoren zyrtare, hyn në fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave si dhe udhëzimi i ministrit të Brendshëm e atij të Jashtëm.

Ka dy rrugë apo procedura për të përfituar shtetësinë shqiptare edhe atë njëra përmes ministrisë së Brendshme dhe tjetra përmes Dekretit të Presidentit. Në vendimin e Këshillit të Ministrave, që mban datën 3 korrik 2013, caktohen individët që kanë mundësi të fitojnë shtetësinë. Rruga e parë është njohja e shtetësisë dhe bëhet përmes ministrisë së Brendshme. Së pari plotësohet formulari A. Aty përfshihen personat e lindur nga një prind me origjinë shqiptare, pavarësisht nga vendi i lindjes, që janë kryesisht shqiptarë të diasporës. Por ata duhet të provojnë ndërkohë lidhjen e drejtë familjare me të afërmin e tyre shqiptar. Shtetësinë përmes njohjes e fitojnë edhe ata persona me origjinë shqiptare, që kanë një shtetësi të një vendi anëtar të BE apo SHBA ku lëvizet pa viza. E drejta për të aplikuar për shtetësi u lind kështu shqiptarëve të Maqedonisë, por përjashtohen shqiptarët e Kosovës që janë në proces liberalizimi vizash me BE. Një grupim tjetër, janë personat me origjinë shqiptare që nuk kanë shtetësi aktualisht, pasi mund ta kenë humbur në kërkim të një shtetësie tjetër. Praktika të tilla ka mijëra. Miratimi i shtetësisë për këta persona, bëhet nga ministri i Brendshëm dhe regjistrimi bëhet menjëherë në Gjendjen Civile. Rruga e dytë, është dhënia e shtetësisë. Ajo kalon përmes Presidentit. Aplikuesit mund të fitojnë shtetësinë pasi kanë mbushur 18 vjeç dhe provohet se nuk cenojnë sigurinë e shtetit, por edhe provojnë lidhjen e gjakut deri në shkallën e tretë, me një person me shtetësi shqiptare. Në mungesë të certifikatave, atyre mund t`u vijë në ndihmë çdo dokument zyrtar i kohës.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *