Home / Lajme / Maqedoni / Incident në Jazhincë, shkaku një vajzë

Incident në Jazhincë, shkaku një vajzë

7 korrik-Nga vetura ka dalë A.Sh. dhe me pistoletë u është drejtuar njerëzve para veturës, dhe S.Sh e godet me grushta në pjesën e parme të fytyrës, pastaj i merr pistoletën bashkë me 8 plumba të kalibrit 8mm.

Mbrëmë rreth orës 01:30 në fshatin Jazhincë të Tetovës ka ndodhur një rrahje përshkak të keqkuptimit lidhje me një vajzë.

A.Sh. (1994) nga Tetova dhe B.E. (1991) nga fshati Brodec, me veturën e tyre kanë shkuar në fshatin Jazhincë për të dërguar shoqen e tyre N.Sh. (1997), të cilën më parë e kishin marrë me veturën e tyre “Opel Corsa”.

Në atë vend ka ardhur E.Sh (1990, vëllau i tij S.Sh. (1992) dhe disa të tjerë duke menduar se N.Sh. me dhunë është marrë nga dy të rijtë.

Nga vetura ka dalë A.Sh. dhe me pistoletë u është drejtuar njerëzve para veturës, dhe S.Sh e godet me grushta në pjesën e parme të fytyrës, pastaj i merr pistoletën bashkë me 8 plumba të kalibrit 8mm.

Personat janë marrë në stacionin policor të Rogacevës, me të cilët është kryer bisedë informative dhe është marrë pistoleta e A.Sh e cila ishte pa leje. Në ora 05:3o të mëngjesit të njëjtit janë dërguar në stacionin policor të Tetovës.Tetova1

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *