Home / Lajme / Maqedoni / Iniciativë e titulluar ‘Diaspora investon’ (VIDEO)

Iniciativë e titulluar ‘Diaspora investon’ (VIDEO)

18 Korrik – Duke pasur parasysh këtë fakt, komunat e rajonit të Pollogut përmes Qendrës për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut dhe në partneritet me Odën ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore dhe Projektin e USAID për zgjerimin e bizneseve të vogla kanë nisur iniciativën për lehtësimin dhe nxitjen e këtyre investimeve përmes informimit të diasporës për mundësitë për investime në Pollog,me qëllim të rritjes së numrit të rasteve të suksesshme të investimeve nga Diaspora në Pollog

Qendra për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, në bashkëpunim me Komunat e rajonit të Pollogut, të përkrahur nga Projekti i USAID për zgjerimin e bizneseve të vogla dhe GIZ RED kanë nisur iniciativën për tërheqjen e investimeve nga diaspora të titulluar: ‘’Diaspora Investon’’.

Diaspora është njëri nga burimet më të rëndësishme financiare në rajonin e Pollogut, qoftë përmes remitencave ose siç mund të vërehet kohëve të fundit interesimit gjithnjë e më të madhe për investime nga diaspora. Sido që të jetë, deri më tani nuk ka pasur ndonjë përpjekje të përbashkët për të stimuluar dhe ndjekur investimet nga diaspora as nga autoritetet lokale e as nga ato qendrore.

Duke pasur parasysh këtë fakt, komunat e rajonit të Pollogut përmes Qendrës për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut dhe në partneritet me Odën ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore dhe Projektin e USAID për zgjerimin e bizneseve të vogla kanë nisur iniciativën për lehtësimin dhe nxitjen e këtyre investimeve përmes informimit të diasporës për mundësitë për investime në Pollog,me qëllim të rritjes së numrit të rasteve të suksesshme të investimeve nga Diaspora në Pollog, investime të cilët më veç janë prezentë në numër të madh në rajon.

Aktiviteti i parë nën iniciativën ‘’Diaspora Investon’’ është organizimi i dy iftareve në rajonin e Pollogut edhe atë: një iftar në Tetovë i cili do të mbahet me 22 Korrik, ku do t’i përfshijë komunat e Tetovës, Tearcës, Zhelinës, Bogovinës, Brvenicës dhe Jegunovces, si dhe një iftar tjetër në Gostivar i cili do të mbahet me 24 korrik, i cili do të përfshije komunat e Gostivarit, Vrapçishtit dhe Mavrovës dhe Rostushes.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *