Home / Lajme / Maqedoni / Iniciativë për nxitje të investimeve nga diapsora (VIDEO)

Iniciativë për nxitje të investimeve nga diapsora (VIDEO)

Tetovë, 19 Korrik – Qendra për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, në bashkëpunim me Komunat e rajonit të Pollogut, të përkrahur nga Projekti i USAID për zgjerimin e bizneseve të vogla dhe GIZ RED kanë nisur mbrëmë në Tetovë iniciativën për lehtësimin dhe nxitjen e investimeve nga mërgimtarët përmes informimit të diasporës për mundësitë për investime në Pollog dhe lehtësimet që ofrohen.

Mërgimtarët tanë sa hynë në kufi, i pyesin ku i keni parët, fatkeqësisht ky shtet ekziston nga mërgimtarët tonë ne jemi këtu për tu treguar atyre se nuk janë vet dum tu tregojmë realiteti dhe në çdo asket tu japim përkrahje, duan tu tregojmë realitetin e këtij vendi, duam tu tregojmë se ky vend ka përparësitë e veta, dhe nuk duhet ata ti mashtrojmë se këtu gjithçka është në rregullt tha Menderes Kuçi kryetar i odës ekonomike të Maqedonisë veri perendimore.

Tatjana Markovska nga USAID thot se“ideja është që ti njihen mes veti njerëzit nga diaspora me biznesmenët vendas dhe me krerët e komunave dhe të bisedojmë për mundësitë e tyre që iu ofrohen cilat janë problemet me të cilat mundë të përballen që të zgjidhen këto problem me qëllim që të vijnë sërisht në Maqedoni dhe të investojnë këtu”.

Aktiviteti i parë nën iniciativën ”Diaspora Investon” është organizimi i dy iftareve në rajonin e Pollogut edhe atë: një iftar në Tetovë i cili që u mbajt mbrëmë, ku u përfshinë komunat e Tetovës, Tearcës, Zhelinës, Bogovinës, Brvenicës dhe Jegunovces, si dhe një iftar tjetër në Gostivar i cili do të mbahet me 24 Korrik (e Mërkurë), i cili do të përfshije komunat e Gostivarit, Vrapçishtit dhe Mavrovës dhe Rostushes.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *