Home / Sport / Interi prezanton uniformat e reja

Interi prezanton uniformat e reja

Interi ka prezantuar zyrtarisht fanelat me të cilat do të luajë në sezonin 2013-2014. Për këtë sezon, fanela e parë do të jetë si zakonisht me vija vertikale të zeza dhe blu, por me ndryshimin se bluja do të jetë më e fortë.

Gjithashtu do të jenë vija më të trasha, gjë që kujton fanelën e vitit 1963, atëherë kur Interi fitoi për herë të parë Ligën e Kampioneve me në krye trajnerin Helenio Herrera. Pantallonat do të jenë të zeza me një vijë blu në anë.

Uniforma e dytë me të cilën do të luhen transfertat është tërësisht e bardhë, e thyer vetëm nga bluja e jakës dhe dy vija horizontale (blu dhe e zezë) tek mëngët. Pantallonat dhe getat do të jenë sërish të bardha.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *