Home / Lajme / Maqedoni / Investimi në sigurinë e trafikut në rrugë mundësi për kursime të mëdha

Investimi në sigurinë e trafikut në rrugë mundësi për kursime të mëdha

3 korrik-
Ky është mesazhi kryesor që e dërgoi dr. Alan Ros, kreator i dekadës së KB-së për sigurinë në trafikun në rrugë dhe konsulenti kryesor në Bankën Botërore për siguri të trafikut në rrugë, në tryezën e rrumbullakët me temë “Roli i kompanive të sigurimit në ndërtimin e kulturës dhe etikën në trafik dhe rritjen e sigurisë në trafikun në rrugë”, organizuar nga Këshilli republikan për sigurinë në trafikun nëpër rrugë.

Për pagesë të dëmeve të shkaktuara nga aksidentet e trafikut derdhet madje 2 deri 3 për qind nga BPV-ja e Maqedonisë në vit. Kjo përqidje mundet dukshëm të zvogëlohet nëse kompanitë e sigurimit fillojnë të investojnë në përmirësimin e sigurisë në trafikun e rrugëve.

Ky është mesazhi kryesor që e dërgoi dr. Alan Ros, kreator i dekadës së KB-së për sigurinë në trafikun në rrugë dhe konsulenti kryesor në Bankën Botërore për siguri të trafikut në rrugë, në tryezën e rrumbullakët me temë “Roli i kompanive të sigurimit në ndërtimin e kulturës dhe etikën në trafik dhe rritjen e sigurisë në trafikun në rrugë”, organizuar nga Këshilli republikan për sigurinë në trafikun nëpër rrugë.

Ai u rekomandoi kompanive të sigurimit në Maqedoni që të investojnë në përmirësimin e sigurisë në trafikun rrugor, jo që të jenë humanë, por që të realizojnë profit më të madh.

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska e cila u drejtua në tryezën e rrumbullakët porositi se siguri më e madhe në trafik do të thotë më pak viktima dhe tragjedi dhe më pak dëme.

“Besoj se investimi në të është me interes të përbashkët dhe nevojitet kyçje edhe e sektorit të sigurimit në bashkëpunim me institucionet shtetërore. Ne jemi fuqimisht të ndërlidhur jo vetëm që të tentojmë, por edhe konkretisht të veprojmë në rritjen e sigurisë në trafik”, tha Jankulloska.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *