Home / Lajme / Maqedoni / ISHP: Temperaturat e larta shtojnë numrin e pacientëve (VIDEO)

ISHP: Temperaturat e larta shtojnë numrin e pacientëve (VIDEO)

30 Korrik – Po ashtu, këshillohen punëtorët e ndërtimtarisë dhe të gjithë ata persona tjerë që punën e tyre e kanë në ambiente të hapura të përdorin detyrimisht mjete mbrojtëse, si kapela e cila mundëson pengimin e rrezeve të diellit dhe të mbajnë të veshura ngjyra të hapura apo të çelura.

Në të gjithë qendrat shëndetësore, spitalet dhe klinikat e vendit, këto ditë është shtuar dukshëm numri i pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore emergjente si rezultat i temperaturave të larta që kanë përfshi Maqedoninë dhe rajonin e Ballkanit në përgjithësi, kumton Instituti për shëndet publik i Republikës së Maqedonisë.

Nga Instituti këshillojnë qytetarët që t’i shmangen ekspozimit në diell dhe të jenë të kujdesshëm prej rrezatimit nga ora 10:00 deri në ora 16:00 kur edhe ndikimi i rrezeve të diellit është tepër i dëmshëm dhe shumë intensiv, ndërsa nga ora 16:00 deri në ora 19:00 qytetarët më lirshëm mund t’ju ekspozohen rrezeve të diellit pa pasur ndonjë ndërlikim konkret.

Ass. Dr. Shaban Memeti, drejtor i ISHP-së shprehet se ngritja e temperaturave ditëve të fundit të vendin tonë ka shkaktuar probleme shëndetësore për një numër të madh të personave të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike, personat e moshuar dhe fëmijët.

“Pacientë më të goditur janë ato me sëmundje kardio-vaskulare, me sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, pacientët me sëmundje kronike në përgjithësi, personat që vuajnë nga sëmundjet neurologjike apo sëmundjet e organeve të frymëmarrjes”, thotë Memeti.

Po ashtu, këshillohen punëtorët e ndërtimtarisë dhe të gjithë ata persona tjerë që punën e tyre e kanë në ambiente të hapura të përdorin detyrimisht mjete mbrojtëse, si kapela e cila mundëson pengimin e rrezeve të diellit dhe të mbajnë të veshura ngjyra të hapura apo të çelura.

Më tej, nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) këshillojnë pacientët që kanë probleme kardiake dhe ata që kanë ndonjë sëmundje kronike të jenë të kujdesshëm, të përdorin sa më shumë lëngje dhe të konsumojnë ushqim të lehtë, si sallata, fruta, perime, të përdorin terapinë e rekomanduar nga mjeku me kohë si dhe ti shmangen diellit, sepse mund të shkaktojë pasoja serioze në gjendjen e tyre shëndetësore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *