Home / Lajme / Rajon / Itali: 38 persona humbën jetën (VIDEO)

Itali: 38 persona humbën jetën (VIDEO)

Itali, 29 Korrik -Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa një dëshmitar u shpreh se autobusi pati probleme me frenimin kur mbërriti në zonë në të cilët automjetet para tij kishin ngadalësuar. Më pas autobusi u përplas me disa nga automjete para sa të godiste parmakët e rrugës të cilët nuk arritën ta mbanin, duke rënë nga një lartësi rreth 25 metra, mbi një shkëmb.

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin ata po udhëtonin ra nga rreth 25 metra lartësi. Aksidenti i rëndë automobilistik ndodhi rreth orës 20:30 të së dielës në Avelino, në autostradën Napoli-Bari.

Mediat italiane raportojnë se në autobus udhëtonin 47 persona dhe mes tyre gjendeshin shumë fëmijë. Shumë zjarrfikës e shumë ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje për ti ardhur në ndihmë personave të aksidentuar.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa një dëshmitar u shpreh se autobusi pati probleme me frenimin kur mbërriti në zonë në të cilët automjetet para tij kishin ngadalësuar. Më pas autobusi u përplas me disa nga automjete para sa të godiste parmakët e rrugës të cilët nuk arritën ta mbanin, duke rënë nga një lartësi rreth 25 metra, mbi një shkëmb.

Grupet e shpëtimit nxorën nga rrënojat e autobusit edhe 9 personat e mbijetuar të cilët të gjithë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *