Home / Lajme / Maqedoni / Itali, aksident me makinë, humbin jetën dy mërgimtarët nga Tetova (VIDEO)

Itali, aksident me makinë, humbin jetën dy mërgimtarët nga Tetova (VIDEO)

Aksident tragjik në Maremma (Groseta-Itali). Dy shqiptarë nga rrethina e Tetovës vdiqën në përplasje midis një makinë dhe një kamion. Njëri nga personat në makinë ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes.

Kurse tjetri ka vdekur më vonë pasiqë është transportuar në spitalin me Scotte Le Pegasi i Sienës. Të dy viktimat janë shqiptarë nga Maqedonia. Bëhet fjalë për Gafur Rexhepin (32) nga Gurgurnica e Tetovës dhe Llokman (44) nga fshati Pollaticë. Kurse personi i tretë, 28 vjeçarë është i lënduar rëndë. Lëndime të lehta ka marë edhe drejtuesi i kamionit, 52 vjeçari italian.

Tre tetovarët në mëngjes ishin nisur për në punë në një fermë dhe për arsye deri tash të panjohura është përplasur me kamionin. Në vendngjarje, përveç policisë së trafikut kishte edhe dy helikopterë dhe personeli i zjarrfikësve të Arcidosso Grosseto të cilët u dasht të punojnë disa orë për nxjerrjen e të gjitha njerëzve të përfshirë në aksident.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *