Home / Lajme / Maqedoni / Ivanovski: Ligjet për mediat dhe për shërbime audiovizuele dhe mediale harmonizohen me rekomandimet (VIDEO)

Ivanovski: Ligjet për mediat dhe për shërbime audiovizuele dhe mediale harmonizohen me rekomandimet (VIDEO)

15 Korrik – Ligji për mediat, sipas Ivanovskit, ka të bëjë për të gjitha mediat që paraqesin mjete të informimit publik, gjegjësisht çfarëdo lloji të komunikimit si gazeta, revista, programe në radio dhe televizion, publikime elektronike, teletekst dhe mjete të tjera për publikim ditor apo periodik të përmbajtjeve redaktoriale në formë të shkruar, me zë ose fotografi, me qëllim që të informohen dhe kënaqen nevojat kulturore, arsimore dhe të tjera të opinionit më të gjerë

Mediat dhe shërbimet audiovizuele dhe mediale do të rregullohen në dy ligje të veçanta të harmonizuara me rekomandimet e OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe SHGM-së. Propozim ligjet për mediat dhe për shërbime audiovizuele dhe mediale janë aprovuar nga Qeveria dhe janë dërguar deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në procedurë të rregullt.

“Të gjitha definicionet për të cilat patëm vërejtje nga OSBE-ja dhe KE-ja janë precizuar sipas rekomandimeve të tyre. Regjistrimi i mediave bëhet në Regjistrin Qendror, si çdo shoqëri tregtare tjetër, ndërsa jo në Agjenciën e re të mediave, me çka plotësohet edhe një vërejtje e OSBE-së dhe KE-së. Neni për vetërregullim fshihet me rekomandimin e OSBE-së. Liria e shprehjes dhe liria e mediave mund të kufizohet vetëm në pajtim me Kushtetutën e RM-së. Sipas rekomandimit të OSBE-së neni për të drejtën që gazetari ta shprehë mendimin dhe qëndrimin e vet dhe të refuzojë të zbatojë urdhra, gjegjësisht detyrë, është bashkuar nga dy nenet paraparake të cilat i kishim në projekt-tekstin, më pas të mos të shkelen edhe të drejtat e botuesve të mediave”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski.

Ligji për mediat, sipas Ivanovskit, ka të bëjë për të gjitha mediat që paraqesin mjete të informimit publik, gjegjësisht çfarëdo lloji të komunikimit si gazeta, revista, programe në radio dhe televizion, publikime elektronike, teletekst dhe mjete të tjera për publikim ditor apo periodik të përmbajtjeve redaktoriale në formë të shkruar, me zë ose fotografi, me qëllim që të informohen dhe kënaqen nevojat kulturore, arsimore dhe të tjera të opinionit më të gjerë.

Ai sqaroi se me publikime elektronike nënkuptohen versionet elektronike të gazetave/revistave të cilat përmes ueb faqeve të internetit kanë qasje për opinionin më të gjerë, pavarësisht vëllimit të tyre dhe se nuk përfshihen bllogjet, ueb portalet private, rrjetet sociale, forumet…

Me Propozim-ligjin për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, tha ministri Ivanovski, harmonizohet legjislatura e Maqedonisë me Direktivën evropian për shërbime mediale audio dhe audiovizuele.

“Në këtë ligj është vendosur edhe një pjesë e cila ka të bëjë me trupin e ri rregullator Agjencinë për media dhe shërbime audiomediale dhe funksionimi i RTVM-së. Këshilli ekzistues për radiodifuzion, do të kalojë në Agjenci për media dhe shërbime mediale audiovizuele. Në Agjenci është zvogëluar mandati i anëtarëve në këshill prej 9 në 7 vjet me rekomandim të Këshillit të Evropës dhe OSBE-së, ndërsa është zvogëluar mandati i drejtorit të Agjencisë prej 8 në 7 vjet. Gjithashtu me rekomandim të OSBE-së dhe KE-së më shumë anëtarë në agjenci do të delegohen nga shoqëria civile, ndërsa janë zvogëluar përfaqësuesit e Kuvendit të RM-së dhe BNJVL-së”, tha Ivanovski.

Me ligjin, shtoi ai, janë precizuar obligimet e radiodifuzerëve për emetimin e muzikës dhe për programe të krijuara në gjuhën maqedonase ose në gjuhën e bashkësive në Republikën e Maqedonisë.

Ministri Ivanovski theksoi se Ministria mbetet e hapur për propozime shtesë për harmonizimin e mëtejmë të teksteve para tyre të debatohet në Kuvendin e RM-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *