Home / Sport / Izair Emini firmos ‘kontratën e jetës’

Izair Emini firmos ‘kontratën e jetës’

Mesfushori nga Përshevca e Tetovës vëndosi ‘firmën e jetës’, duke hyrë në jetën martesore dhe duke i dhënë fund beqarisë.

Mesfushori i Renovës, Izair Emini, në karrierën e tij ka patur disa transferime dhe kontrata të rëndësishme. Si i ri nga rradhët e Renovës kaloi te Drita, ku u tregua në formë shumë të mirë dhe prosperoi shumë si futbollist. Më vonë nga skuadra bogovinase, Emini kaloi te Shkëndija, duke bërë një ndër lëvizjet më të qëlluara në karrierë, pasi që ishte ndër futbollistët më të mirë në titullin e kampionit të skuadrës ‘kuqezi’. Në fillim të vitit 2013, Emini largohet nga Shkëndija dhe firmos kontratë të favorshme me Renovën, ku pretendon të prosperoj edhe më shumë. Mirëpo asnjëra prej firmat e lartëpërmendura nuk ishte aq e rëndësishme sa ‘kontrata’ që Izair Emini firmosi të martën. Mesfushori nga Përshevca e Tetovës vëndosi ‘firmën e jetës’, duke hyrë në jetën martesore dhe duke i dhënë fund beqarisë. Në dasmën e ‘Izos’, në mesin e shumë mysafirëve, kishte edhe bashkëlojtarë nga skuadra e Renovës, stafi teknik dhe kryesia, si dhe shokë tjerë me të cilët ka luajtur më herët te Shkëndija dhe Drita. Stafi i Koha’-s shfrytëzon rastin që t’i urojë Eminit martesën, duke i dëshiruar fat dhe lumturi në jetë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *