Home / Lajme / Rajon / Jahjaga: Kosova dhe Maqedonia me të ardhme të qartë euroatlantike

Jahjaga: Kosova dhe Maqedonia me të ardhme të qartë euroatlantike

17 korrik-Siç qëndron në kumtesën nga kabineti i saj, ajo e ka falenderuar diplomatin e Maqedonisë për angazhimin dhe punën e tij, duke e theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë në rrugën e përbashkët drejt integrimit evropian.

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në takimin e sotëm të lamtumirës me ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov, i vlerësoi lartë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Siç qëndron në kumtesën nga kabineti i saj, ajo e ka falenderuar diplomatin e Maqedonisë për angazhimin dhe punën e tij, duke e theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë në rrugën e përbashkët drejt integrimit evropian.

“Bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë duhet të thellohet në të gjitha fushat, sidomos në ekonomi”, ka deklaruar Jahjaga.

Ambasadori Karajanov ka dhënë vlerësim të lartë për bashkëpunimin e tij me të gjitha institucionet kosovare. Ai e falenderoi Jahjagën për angazhimin e tij në prezantimin e Kosovës dhe ka shtuar se të dy vendet kanë të ardhme të qartë euroatlantike

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *