Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska: Demiri dhe Ismailoviq sa më shpejtë të ekstradohen në Maqedoni (VIDEO)

Jankullovska: Demiri dhe Ismailoviq sa më shpejtë të ekstradohen në Maqedoni (VIDEO)

12 Korrik – Nëse dhe kur Alil Demiri dhe Afrim ismailoviq do të dorëzohen në Maqedoni, autoritet kosovare do të përgjigjen pasi tërësisht të përfundoj gjykimi në Prishtinë. Nëse ka ankesa për aktgjykimin e sotëm, do të kalojnë të paktën disa muaj deri sa të bëhet i plotfuqishëm aktgjykimi me çka nuk dihet kur mund të ndodhë ekstradimi. Avokatët e tyre paralajmëruan ankesë.

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska nuk ka informacion të drejtpërdrejtë për lëndën kundër Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviq, sipas së cilës vepron Gjykata në Prishtinë, por ka shprehur pakënaqësi nga vendimi eventual që ata të mos ekstradohen në Maqedoni dhe të dënohen për rastin “Monstra”.

“Nuk kam të dhëna të sakta si kanë vepruar gjykatat në Prishtinë, çfarë vendimi kanë marrë, por besoj se vendimi është i tillë siç e prezantoni ju dhe nëse kjo është e vërtet atëherë duhet të shpreh keqardhje për qëndrimin e autoriteteve të atjeshme që ata të mos i dorëzohen Republikës së Maqedonisë”, tha ministrja Jankullovska me kërkesë të gazetarëve që ta komentojë vendimin e sotëm të gjykatës prishtinase që t’i dënojë të dyshuarit për rastin “Monstra”, Demiri dhe Islamiloviq me dy, gjegjësisht dy vjet e gjysmë burg për posedim ilegal të armëve.

Ajo përsëriti se nga ana e Maqedonisë bëhen përpjekje që këta persona sa është e mundur më shpejtë t’i dorëzohen Republikës së Maqedoni që të nxjerrën para drejtësisë. Jankullovska dërgoi apel që të bëhen përpjekje maksimale që ata të ekstradohen në afat sa më të shkurtë.

Nëse dhe kur Alil Demiri dhe Afrim ismailoviq do të dorëzohen në Maqedoni, autoritet kosovare do të përgjigjen pasi tërësisht të përfundoj gjykimi në Prishtinë. Nëse ka ankesa për aktgjykimin e sotëm, do të kalojnë të paktën disa muaj deri sa të bëhet i plotfuqishëm aktgjykimi me çka nuk dihet kur mund të ndodhë ekstradimi. Avokatët e tyre paralajmëruan ankesë.

Mbrojtja e Demirit dhe Ismailoviqit në gjykimin për armën kanë theksuar se ata nuk janë fajtorë për procesin i cili zhvillohet kundër tyre në Maqedoni për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *