Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska: Maqedonia partnere e BE-së në luftën kundër migrimit ilegal (VIDEO)

Jankullovska: Maqedonia partnere e BE-së në luftën kundër migrimit ilegal (VIDEO)

18 Korrik – Si argument për përpjekjet të cilat jepen për shkatërrimin e kësaj dukurie, ministrja Jankullovska thekson se edhe në Raportin më të ri të Departamentit të shteti, për të katrën herë Republika e Maqedonisë është në shoqërim të 31 vende të cilat kategorizohen në grupin e parë gjegjësisht TIER 1- vendet që tërësisht i përmbushin standardet në luftën kundër tregtisë me njerëz, mes 187 vendeve në botë të cilat janë përfshirë me të, kumtoi MPB-ja.

Republika e Maqedonisë përballet me presion të rritur nga migracioni ilegal që vjen nga kufiri ynë jugor, i cili është kufiri me Bashkimin Evropian, theksoi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në fjalimin e takimit joformal të ministrave të punëve të brendshme nga vendet anëtare të Unionit që mbahet në kryeqytetin Vilnus të Lituanisë.

“Ne vendosëm për qëllim që të jemi pengesë e pakalueshme për migrantët ilegal të cilët vijnë kryesisht nga shtetet afrikane dhe aziatike, qëllimi i të cilëve është ta shfrytëzojnë Republikën e Maqedonisë si vend transit në rrugën e a.q “rutinë ballkanike-perëndimore” dhe të largohen në ndonjërën prej shteteve perëndimore-evropiane. Jemi të gatshëm të jemi pjesë nga parakolpi i BE-së, por detyra jonë nuk është aspak e lehtë, rreziqet për vendin tonë vetëm rriten, nëse pa përgjegjësi përkatëse vazhdon kjo valë na kufiri jugor i cili kanoset ta na përmbysë” tha Jankullovska.

Duke i prezantuar arritjet e Republikës së Maqedonisë, ministrja Jankullovska theksoi se në mënyrë të konsiderusheme janë rritur aktivitetet në pjesën e kontrabandimit të emigrantëve sepse po ata si kategori specifike e njerëzve janë edhe atë si të ekspozuar posaçërisht eksploatimit të punës dhe skllavërimit modern. MPB-ja vjet e rriti funksionin zbulues lidhur me kontrabandimin e emigrantëve për 44 për qind. Më shumë se dyfish është rritur edhe numri i emigrantëve kontrabandistëve të fshehur nga vendet aziatike dhe afrikane, (415). Janë zgjedhur një numër i madh i rasteve, ndërsa para pak kohe u zbulua një grup kriminal 15 anëtarësh të cilët si pjesë e rrjetit kriminal ndërkombëtar për kontrabandimin e emigrantëve ka kryer kontrabandëim të emigrantëve nga Greqia, nëpërmjet Maqedonisë dhe Serbisë ku të njëjtët ilegalisht janë transferuar në vendet perëndimore.

Si argument për përpjekjet të cilat jepen për shkatërrimin e kësaj dukurie, ministrja Jankullovska thekson se edhe në Raportin më të ri të Departamentit të shteti, për të katrën herë Republika e Maqedonisë është në shoqërim të 31 vende të cilat kategorizohen në grupin e parë gjegjësisht TIER 1- vendet që tërësisht i përmbushin standardet në luftën kundër tregtisë me njerëz, mes 187 vendeve në botë të cilat janë përfshirë me të, kumtoi MPB-ja.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *