Home / Lajme / Rajon / Jozefina Topalli thyen heshtjen

Jozefina Topalli thyen heshtjen

11 korrik- Kryetarja e Kuvendit tha se: “Shqipëria dhe shqiptarët i janë mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer si dhe për bashkëpunimin e gjithashëm midis të dy vendeve gjatë këtyre viteve.” Ambasadori Cannon vlerësoi bashkëpunimin në rritje në këto vite mes dy parlamenteve, me vizita të shpeshta kryetarësh por edhe delegacionesh parlamentare.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë se Bashkuar ne Tiranë, zotin Nicholas Cannon. Duke folur për zgjedhjet, Ambasadori Nicholas Cannon vlerësoi realizimin e një procesi zgjedhor me standarde të larta, duke theksuar se: “Ju duhet të jeni krenarë për këtë proces zgjedhor shumë të mirë. Ky ishte një sukses i qeverisë dhe institucioneve shqiptare.”

Kryetarja e Kuvendit tha se: “Shqipëria dhe shqiptarët i janë mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer si dhe për bashkëpunimin e gjithashëm midis të dy vendeve gjatë këtyre viteve.” Ambasadori Cannon vlerësoi bashkëpunimin në rritje në këto vite mes dy parlamenteve, me vizita të shpeshta kryetarësh por edhe delegacionesh parlamentare.

“Unë kam punuar fort dhe jam krenare, tha Kryetarja e Kuvendit, edhe për punën në nxitjen e diplomacisë parlamentare dhe do të dëshiroja që marrëdhëniet mes parlamentit britanik dhe atij shqiptar të vijojnë në këtë linjë të fortë bashkëpunimi edhe në vitet në vazhdim, në të mirë të afrimit të qytetarëve të të dy vendeve tona”.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *