Home / Lajme / Rajon / Kapet në “bordel drejtori turk i Aeroportit të Prishtinës

Kapet në “bordel drejtori turk i Aeroportit të Prishtinës

19 korrik-“Policia ka vërejtur lëvizjet e dyshimta të të dyshuarve, e ku të dy së bashku ata i ka zënë në brendi të bordelit në Prishtinë. Njëri ka qenë në sallë duke pirë, ndërkaq tjetri ka qenë pa rroba në njërën nga dhomat e shtëpisë”, bën të ditur burimi i gazetës.

Mertol Genc, drejtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) “Adem Jashari” së bashku me Murat Dedeoglu, zyrtar i lartë në kompaninë turke “Limak”, në tetor të vitit 2009 ishin zënë nga Policia e Kosovës në njërin nga bordelet më të frekuentuara në qytet, i cili gjendej në rrugën e Dubrovnikut në Prishtinë.

Këtë e konfirmon edhe vetë Policia e Kosovës, e cila sqaron se katër vjet më parë derisa po ndërmerrnin një aksion kundër një grupi trafikantësh të qenieve njerëzore, kishin hasur në dy shtetas turq në bordelin ku ushtrohej prostitucion.

Sipas tyre gjatë aksionit në fjalë janë arrestuar dy shtetas kosovarë për veprën penale të trafikimit me qenie njerëzore.“Ndërsa dy shtetasit turq kanë qenë në cilësinë e dëshmitarëve, në këtë rast dhe janë intervistuar me këtë status”, thuhet në përgjigjen e dërguar nga zyra për media e policisë së Kosovës.

Ngjarja kishte ndodhur me datën 27.10.2009, kur kishte iniciuar një rast të trafikimit me qenie njerëzore, ndërsa kallëzimi është dërguar në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës.

Atë kohë ishin identifikuar dy viktima të trafikimit, e të cilat janë me shtetase moldaviane.

Vizitorë të rregullt të shtëpive publike

Por, më tej burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në tetor të vitit 2009, drejtori aktual i Aeroportit, i cili në atë kohë ishte angazhuar në përgatitjen e studimit të fizibilitetit të Aeroportit, së bashku me Murat Dedeoglu, ishin nga vizituesit e rregullt të shtëpive publike ilegale, që në atë kohë kanë funksionuar në kryeqytet.

“Policia ka vërejtur lëvizjet e dyshimta të të dyshuarve, e ku të dy së bashku ata i ka zënë në brendi të bordelit në Prishtinë. Njëri ka qenë në sallë duke pirë, ndërkaq tjetri ka qenë pa rroba në njërën nga dhomat e shtëpisë”, bën të ditur burimi i gazetës.

Më tej, burimi saktëson se menjëherë policia ata i kishte shoqëruar në stacionin më të afërt që gjendet afër objektit të Ministrisë së Arsimit në “Lagjen e Muhaxhirëve”.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje në polici, drejtori aktual i Aeroportit u ka thënë hetuesve policorë se nuk ka qenë i vetëdijshëm se objekti ku ka shkuar ai vazhdimisht ka qenë shtëpi publike, e në të cilin bëhet trafikim ilegal i qenieve njerëzore.

Ndërhyn ambasada turke

Por, pas konfiskimit të pasaportave për dy ditë, shtetasit turq kanë ndërruar deklaratat në polici, madje ata kanë kërkuar ndihmë edhe nga zyra turke. “Ka ndërhyrë ambasada turke. Ata janë lënë të lirë dhe u janë kthyer pasaportat”, bën të ditur burimi i besueshëm i gazetës.

Por, sa kanë qëndruar në stacion policor, dy zyrtarët e lartë të kompanisë turke “Limak” janë munduar që t’i joshin policët e Kosovës, duke iu ofruar atyre pozita të larta në Aeroport pas privatizimit.

Burimi i besueshëm i gazetës më tej bën të ditur se dy shtetasit turq u kanë premtuar policëve të Kosovës se nëse do t’i lëshojnë dhe nuk do të vazhdojnë me procedura ndaj atyre ata u kanë ofruar policisë sigurimin e Aeroportit, si dhe pushime në bregdetin turk.

“Dy zyrtarët e lartë të kompanisë ‘Limak’ janë mundur që t’i bindin policët e Kosovës që t’i lirojnë sa më parë nga stacioni policor. Për të mos vazhduar ndonjë procedurë gjyqësore ndaj tyre ata u kanë ofruar shumë favore Policisë së Kosovës që nga pushimi në bregdetin turk e deri te dhënia e punëve në Aeroport”, bën të ditur burimi i besueshëm i gazetës”Zëri”. Për këtë çështje gazeta i ka dërguar pyetje edhe zyrës për media të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, por këta të fundit si zakonisht asnjëherë nuk përgjigjen. (Zeri/INA)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *