Home / Lajme / Rajon / Kasaphan në plazhin e Vlorës, 3 të vrarë dhe 2 të plagosur

Kasaphan në plazhin e Vlorës, 3 të vrarë dhe 2 të plagosur

Vlorë, 28 Korrik – Një makinë në lëvizje ka qëlluar me kallashnikov drejt një lokali në Ujin e Ftoht në Vlor.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës në këto ditë pushimesh verore, teksa një person i armatosur ka qëlluar me automatik në ambientet e një lokali dhe në zonën e plazhit para tij, tek “Uji i Ftohtë”.

Nga të shtënat kanë mbetur 3 persona të vdekur, 2 djem dhe 1 vajzë, identitetii të cilëve është Diana Ademi, 40 vjeç, Ermal Isufi si dhe 17-vjeçari Skerdi Bajlozi.

Mësohet se plazhi ka qenë i mbipopulluar në momentin e ngjarjes, duke shkaktuar panik te pushuesit e gjendur atje. Policia mësohet se është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *