Home / Lajme / Maqedoni / Katër tetovarë të lënduar në aksident rrugor në Shqipëri

Katër tetovarë të lënduar në aksident rrugor në Shqipëri

7 korrik-Në ndihmë të aksidentuarve fillimisht kanë shkuar drejtues e pasagjerë të automjeteve që po qarkullonin në këtë segment rrugor në momentin që ndodhi ngjarja. Nga ana e tyre është sinjalizuar policia rrugore e cila ka mbërritur me urgjencë në vendin e aksidentit së bashku me një autoambulancë me të cilën janë transportuar drejt spitalit bashkiak të Përrenjasit të lënduarit.

Një autoveturë me targa të Tetovës me të cilën udhëtonin katër persona nga Maqedonia nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës drejt Durrësit është aksidentuar pasditen e kësaj fundjave në dalje të qytetit të Përrenjasit.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Qarkut të Elbasanit aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Pishkashit” pak pas orës 15:00 të së shtunës. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, autovetura me targë “TE 84 11 AB”, pasi ka humbur drejtimin e lëvizjes ka dalë jashtë rruge. Pasi autovetura është përplasur me borduarat mbrojtëse ka dalë jashtë tyre dhe është rrokullisur në humnerë duke përfunduar në rrjedhën e përroit të Linganjcës, degë kjo e lumit Shkumbin.

Në ndihmë të aksidentuarve fillimisht kanë shkuar drejtues e pasagjerë të automjeteve që po qarkullonin në këtë segment rrugor në momentin që ndodhi ngjarja. Nga ana e tyre është sinjalizuar policia rrugore e cila ka mbërritur me urgjencë në vendin e aksidentit së bashku me një autoambulancë me të cilën janë transportuar drejt spitalit bashkiak të Përrenjasit të lënduarit.

Sipas policisë në këtë aksident ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi Nasip Ramadani nga Tetova i cili drejtonte autoveturën me targa TE 84 11 AB. Ndërkaq, tre të dëmtuarit e tjerë që ishin pasagjerë në automjetin e aksidentit janë djemtë e tij dhe që të katër së bashku mësohet se kishin ardhur si turistë Shqipëri ku kishin planifikuar të kaloni edhe disa ditë pushime në bregdetin e Adriatikut në Durrës. Nga ana tjetër policia po heton për të përcaktuar shkakun që solli aksidentin e rëndë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *