Home / Lajme / Maqedoni / KE kërkon regjistrim të ri të popullsisë në Maqedoni (VIDEO)

KE kërkon regjistrim të ri të popullsisë në Maqedoni (VIDEO)

24 Korrik – Këshilli i Evropës ka kërkuar që autoritetet e Shkupit të organizojnë sa më shpejt një regjistrim të ri të popullsisë.

Asambleja Parlamentare e Këshillit miratoi një rezolutë muajin e kaluar që i kërkoi Shkupit të kryejë një rregjistrim sepse politikat e shtetit nuk mund të zbatohen pa një të tillë. Marrëveshja Kuadër e Ohrit e 2001-shit parashikon të drejta të posatçme të pakicës shqiptare në qoftë se përbën 25 përqind të popullsisë maqedonase, bën të ditur Setimes.”Maqedonia duhet të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme me përgatitjen e zbatimin e një rregjistrimi të mbështetur në metodologjinë mbi të cilën do të bihet dakort midis zyrtarëve kryesorë, sepse në këtë mënyrë rregjistrimi do të ketë një pasojë të drejtpërdrejtë mbi të gjitha komunitetet,” theksoi Asambleja e KE-së.Në vitin 2011, Qeveria pezulloi rregjistrimin pasi anëtarët e Komisionit të Rregjistrimi ttë vendit dhanë kolektivisht dorëheqjen, duke përmendur shkelje të mëdha të ligjit të rregjistrimit në zonat ku jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, por edhe shkelje të tjera në baza ndëretnike.”Rregjistrimi nuk duhet të shihet vetëm nëpërmjet prizmit të etnisë sepse përcakton drejtimet e ardhshme strategjike për zhvillimin e shtetit lidhur me investimin, zhvillimin rajonal, arsimin, shëndetësinë e infrastrukturën,” ka theksuar për zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjeorgjiev.Sipas tij, në kohën që do të ndërmerret në të ardhmen, rregjistrimi duhet të zbatohet në bashkëpunim me Eurostatin si një garanci shtesë për cilësinë e tij.Zyra Shtetërore e Statistikave është e aftë të organizojë një rregjistrim me cilësi të lartë, por duhet të zbatojë standarte ndërkombëtare për të parandaluar abuzimin, sipas drejtoreshës së zyrës Blagica Novkovska.Regjistrimi i popullsisë gjatë këtij viti nuk pritet të ndodhë pasi nuk kishte buxhet të caktuar për të.”Zyra Shtetërore e Statistikës mori 2.6 milionë euro këtë vit, përkundër 9.7 milionë euro më 2011 që iu dhanë për të kryer rregjistrimin,” ka theksuar kryetarja e Entit Shtetëror të Statistikave, Cvetkovski. Sipas rregjistrimit të 2002-shit, në vend ka 2.1 milionë banorë nga të cilët maqedonasit përbëjnë 64.2 përqind, shqiptarët 25.2 përqind, turqit 3.9 përqind, romët 2.7 përqind dhe serbët 1.8 përqind.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *