Home / Lajme / Maqedoni / Kërcënim i rrejshëm për bombë në “Ramstor”

Kërcënim i rrejshëm për bombë në “Ramstor”

Shkup, 24 Korrik – Paralajmërimi për vendosjen e një bombe mbrëmë në qendrën tregtare “Ramstor” në Shkup ka rezultuar i rrejshëm.

Mbrëmë rreth orës 22.00 janë evakuuar të gjithë mysafirët dhe tregtarët në këtë qendër tregtare, pasi që në numrin 192 të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka mbërritur një telefonatë kërcënuese dhe paralajmëruese për vendosjen e bombës.

MPB me ekipet procesionale dhe antiterror menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, fillimisht duke bërë evakuimin dhe më pas kërkimin e bombës. Pas kontrollit të detajuar është konstatuar se paralajmërimi dhe kërcënimi për bombë ka qenë i rrejshëm.

Qendra tregtare “Ramstor” sot ka vazhduar të funksionojë në kushte të zakonshme dhe e hapur për vizitorët. MPB nga ana tjetër është vënë në kërkim të autorit të paraqitjes së këtij kërcënimi të rrejshëm.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *