Home / Lajme / Maqedoni / Këtë fundjavë mot i ngrohtë me shi të kohëpaskohshëm

Këtë fundjavë mot i ngrohtë me shi të kohëpaskohshëm

12 korrik-Edhe të dielën moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në perëndim reshje lokale të përkohëshme. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 13 deri 20, ndërsa ajo e ditës prej 28 deri 35 gradë Celsius.

Moti në Maqedoni nesër do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare si dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Në orët e pasdites në pjesët perëndimore do të ketë shi lokal me bubullima të rralla.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri 18, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 34 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare si dhe erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 31 gradë Celsius.

Edhe të dielën moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në perëndim reshje lokale të përkohëshme. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 13 deri 20, ndërsa ajo e ditës prej 28 deri 35 gradë Celsius.

Vlera e UV-indeksit në të dy ditët do të arrij 8.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *