Home / Sport / KF Sharri në Dana Cup 2013

KF Sharri në Dana Cup 2013

“Dana Cup është një turne me renome të njohur ndërkombëtare dhe me një traditë të gjatë. Është nder dhe kënaqësi e madhe për ne që do të jemi pjesë e këtij turneu, ku shpresojmë të paraqitemi me nder. Ne jemi të vetëdijshëm se në turne të këtilla ndërkombëtare nuk prezanton vetëm veten, por edhe gjithë kombin, kështu që jemi të gatshëm që kësaj here KF Sharri në mënyrë të denjë të prezantojë kulturën dhe cilësinë e shqiptarëve të Maqedonisë”, deklaroi trajneri i grup-moshave të reja të KF Sharri-Tearcë, Zemri Idrizi.

Prej 22 deri më 27 korrik në qytetin Hjornig të Danimarkës do të zhvillohet turneu ndërkombëtar i futbollit për grupmosha të reja, ‘Dana Cup 2013’, në të cilin çdo vit marrin pjesë ekipe nga gjithë bota. Këtë vit pjesë e këtij turneu do të jetë edhe skuadra e futbollit Sharri nga Tearca e Tetovës, që do të përfaqësohet me gjeneratën e futbollistëve të lindur në vitin 1996/97. Trajneri Zemri Idrizi tani më një kohë është duke përgatitur ekipin për këtë eveniment, ndërsa përmes selektimit të bërë shpreson të ketë zgjedhur futbollistët e duhur, të cilët me sukses duhet të paraqiten në këtë turne ndërkombëtar. “Dana Cup është një turne me renome të njohur ndërkombëtare dhe me një traditë të gjatë. Është nder dhe kënaqësi e madhe për ne që do të jemi pjesë e këtij turneu, ku shpresojmë të paraqitemi me nder. Ne jemi të vetëdijshëm se në turne të këtilla ndërkombëtare nuk prezanton vetëm veten, por edhe gjithë kombin, kështu që jemi të gatshëm që kësaj here KF Sharri në mënyrë të denjë të prezantojë kulturën dhe cilësinë e shqiptarëve të Maqedonisë”, deklaroi trajneri i grup-moshave të reja të KF Sharri-Tearcë, Zemri Idrizi. “Futbollistët janë të përgatitur mirë dhe mezi presin që të nisin garat. Planifikojmë të udhëtojmë në kohë, për tu akomoduar me kushtet e atjeshme. Të vetëdijshëm se do të kenë mundësi të njihen me kultura të ndryshme dhe moshatarë nga të gjithë vendet tjera të botës, djelmoshat e mij janë të gatshëm të japin maksimumin e tyre, për të treguar se edhe në këto anë ka talentë të futbollit. Pikërisht këta turne të këtillë janë mundësi e mirë që futbollistët të tregohen në dritë të mirë para skautëve të shumtë, të cilët zakonisht në kësisoj evenimentesh vijnë për të ndjekur futbollistë të rrinjë, të cilët më vonë i propozojnë në klubet ku punojnë. Gjithsesi, ne jemi të gatshëm të japim maksimumin tonë, për të nderuar së pari veten dhe pastaj edhe vendin që përfaqësojmë”, përfundoi trajneri i KF Sharrit, Zemri Idrizi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *